• |
ide | kryesore

Zgjodhën Haaland si kapiten në fantazi-futboll para se të luanin kundër tij: polemika mbi 3 lojtarë të Burnley

-Instant, Sport
Burnley



Erling Haaland e nisi kampionatin si zakonisht: dygolësh në pak minuta dhe fitore e City ndaj Burnley. Sulmuesi norvegjez është një siguri, aq sa edhe kundërshtarët e tij e rreshtojnë në fantazi-futboll. Ose më saktë në Premier League Fantasy. Ky është rasti i tre lojtarëve të Burnley, të cilët para javës së parë të kampionatit e vendosën norvegjezin në qendër të sulmit, pavarësisht se në realitet ishin kundërshtari i tyre i drejtpërdrejtë. Jo vetëm kaq: e bënë edhe kapiten, gjë që i garanton më shumë pikë nëse bënte paraqitje pozitive.

POLEMIKA NË ANGLI

Një zgjedhje e gjetur, duke qenë se sulmuesi i City shënoi dy gola kundër Burnley. Vetëm se të tre tashmë janë përfshirë nga polemikat. Lojtarët në fjalë janë Broënhill, Cork dhe Muric dhe pavarësisht se kanë siguruar pikë në lojën e fantazisë së futbollit, ata kanë marrë edhe kritikat e tifozëve dhe shokëve të skuadrës.

Lexo më tej: Fanella futuristike e Manchester City: lojtarët të thatë edhe kur bie shi dhe elasticitet në favor të Haaland

Vështirë se mund të flitet për një konflikt interesi, jo vetëm sepse është vetëm lojë virtuale. Por edhe për shkak se nga të tre Brownhill doli në fushë dhe vetëm për pak minuta në fund, kur Haaland kishte shënuar tashmë golat e tij. Më tepër është dicka si të heqësh dorë nga shpresa për të fituar që në fillim. E trajneri sigurisht nuk do të ketë qenë i kënaqur me këtë qëndrim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *