• |
ide | kryesore

Fanella futuristike e Manchester City: lojtarët të thatë edhe kur bie shi dhe elasticitet në favor të Haaland

-Instant, Sport
City



Puma dhe Manchester City kanë prezantuar sot elektrizuesen Third kit. Një uniformë e krijuar për të mishëruar jetën pulsuese dhe dinamizmin e qytetit të Mançesterit. Kompleti i ri u lançua ekskluzivisht në Tokio, në Japoni, si pjesë e turneut para-sezonal të City.

Dizajni i fanellës përmban një skicë të shkëndijes elektrike që përzihet me versionet rozë neon të stemës së klubit dhe logot e partnerëve. Fanella e re e City, është i pajisur me teknologjinë më të fundit. Authentic garanton performancë dhe rehati optimale në fushë. E krijuar me pëlhurë ULTRAWEAVE, kompleti krenohet me një dizajn të strukturuar dhe elastik në 4 drejtime, që redukton peshën dhe fërkimin, duke i lejuar lojtarët të lëvizin lirshëm dhe të qetë.

Lexo më tej: Manchester City, aksione financiare të kamufluara: akuza të reja nga UEFA për sponsorizime fiktive

Teknologjia dryCELL e integruar në pëlhurë është krijuar për të mbajtur lojtarin pa djersë gjatë gjithë kohës. Edhe versioni Replica përmban gjithashtu teknologjinë DryCELL për frymëmarrje maksimale. Lojtari në këtë rast do të jetë i thatë dhe rehat për 90 minuta të plota e më tej. E kjo, pavarësisht nga koha, fusha ose vendi. Të dy fanellat janë bërë me materiale 100% të ricikluara, duke përjashtuar skajet dhe dekorimet, si një hap drejt një të ardhmeje më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *