• |
ide | kryesore

“La Repubblica”: Misteri i takimit Rama – Meloni – Blair në Vlorë

Arkiva, Kryesore, Lajme
blair



Një helikopter ulet në një fushë të gjelbër (futbolli) të Himarës, në prefekturën e Vlorës. Ish-kryeministri britanik Tony Blair, i cili ka një marrëdhënie konsulence me kryeministrin shqiptar Edi Rama zbret prej tij. Videoja duhet të jetë e datës 13 gusht. Ajo u publikua disa ditë më parë nga faqja Ora News dhe nga gazeta të tjera shqiptare dhe më pas u mor edhe nga italianët e Dagospia.

Më pas mësuam se edhe Giorgia Meloni do vizitonte Vlorën një ditë pasi “teoricieni i Rrugës së Tretë” mbërriti në Shqipëri me një helikopter të vënë në dispozicion nga ushtria shqiptare. Të dy janë të ftuar të kreut të qeverisë shqiptare. Lajmi qëndron në koincidencën e dy vizitave dhe në mospërmendjen e një takimi mes kryeministres italiane dhe Blerit, në vilën e Ramës, mbrëmjen e 15 gushtit.

Nuk është e lehtë të zbulosh këto pushime gushti të Melonit, të ndara midis një lokacioni luksoz dhe shumë të blinduar në Ceglie Messapica, fermës Beneficio dhe një vizite private të paprecedentë dhe të mjegullt në rezidencën e një kryeministri të huaj, të shoqëruar nga familja e saj pa pasur detaje që shpjegojnë rëndësinë politike apo indikacione të tjera mbi çështjet mbi të cilat mund të jetë diskutuar.

Me pak fjalë, mund të rreshtojmë vetëm disa fakte me një premisë. Kryeministrja italiane ka treguar se nuk i pëlqen vëmendja mediatike rreth pushimeve të saj (mjaft e rezervuar në krahasim me disa nga paraardhësit e saj, nga Silvio Berlusconi te Matteo Renzi). Dhe me të vërtetë, në një intervistë më 14 gusht dhënë për 3 gazeta, përfshirë “La Repubblica” ajo u ankua për një filmim me dron në rezidencën e saj të pushimeve.

Por le të kthehemi te lajmet. Më 14 gusht Meloni pranoi ftesën e Ramës dhe shkoi në Shqipëri. Në fillim, versioni që doli ishte se ajo do të arrinte në brigjet shqiptare në bordin e një skafi privat në pronësi të Pippo L’Abbate, një miku të saj sipërmarrës nga Polignano. Në orët në vijim, mëngjesin e datës 14, burime pranë saj raportuan se në vend të kësaj ajo shkoi në Vlorë me traget. 6 orë e gjysmë udhëtim.

Komenti i Armand Shkullakut: “Pikëpyetjet që la pas vizita e Xhorxhia Melonit në Vlorë me ftesë të Edi Ramës” 

Megjithatë, asnjë foto apo imazh i pranisë së tij në bord nuk qarkullon në rrjet edhe pse trageti është i mbushur nga mijëra turistë italianë që kanë zgjedhur vendin e Ramës si destinacion pushimi këtë vit. Megjithatë, ka një video të kryeministrit shqiptar i cili e pret atë në mol në portin e Vlorës. Ndërkohë, mediat shqiptare – të njëjtat që publikuan videon e mbërritjes së Bler – pretendojnë se Meloni është duke vizituar Vlorën “me një automjet privat”. Pastaj, për dy ditë, çdo gjë është konfidenciale dhe asnjë njoftim zyrtar. E vetmja është ajo e lëvizjes së kryeministres me një varkë përgjatë bregdetit shqiptar.

Meloni ndodhet në Shqipëri që prej 14 gusht. Dhe që po lëviz me një varkë private. Mund të kthehet dot në Itali me një motobarkë? Ndoshta ajo i përket të njëjtit sipërmarrës me të cilin ndanë pushimet së bashku me familjet e tyre përkatëse.

Kur do të jetë rikthimi në Itali? Deri dje pasdite, asnjë konfirmim apo pamje në Pulia. Sipas disa burimeve, kthimi ishte planifikuar për ditën e sotme. Sipas të tjerëve edhe nesër. Edhe formati i misionit (të gjatë) shqiptar është jozyrtar. Sigurisht që me të janë partneri i saj Andrea Giambruno dhe vajza Ginevra. Të pranishëm janë edhe motra e saj Arianna dhe bashkëshorti i saj Francesco Lollobrigida, ministër i Bujqësisë, protagonisti i ditëve të fundit i një për shkak të një deklarate për shqiptarët ndaj një fotoje ironike nga Rama në rrjetet sociale.

As takimi me Bler nuk konfirmohet, të themi të drejtën. Ose më mirë: nuk ka asnjë komunikim zyrtar, si për çdo gjë tjetër. Ish-kryeministri britanik prej disa kohësh – dhe për çështje shumë të mprehta – bashkëpunon me liderin shqiptar. Takimi mund të jetë bërë në një nga rezidencat e Ramës. Natyrisht, Meloni e përmendi në vitin 2020 në një intervistë për “La Stampa”: “Evropa nuk përfundon me dy opsione, të dalësh ose të biesh në gjunjë. Unë përfaqësoj rrugën e tretë të Blair të krahut të djathtë, jam në Evropë me partitë që ndajnë një model konfederal”. ©Marrë nga La Repubblica, përshtati në shqip LAPSI.al



16 Comments

  1. E vërteta është se përveç hetimeve të thelluara SPAK është përpjekur të bëj dhe një lloj spektakli me hetimet mbi qeverinë, duke I ekspozuar të hetuarit të gjithë para shtypit, madje dhe ata që thirren për pyetje në SPAK për çështje banale, ndërkohë që askush nuk është njoftuar kur është marrë në pyetje dhëndëri I Sali Berishës për klubin “Partizani” apo djali I tij për dyshimet për pastrim paresh tek kompania e boronicave që për ironi të fatit është po në Gërdec.Koment per nje premise,dmth pacavure

  2. La Repubblica eshte ne renie pikiate ne kopje te shitura, dhe tashme eshte kthyer ne nje opinioniste e te majtes pa asnje mbrojtje paanesie

  3. Misteri dihet Meloni erdhi per te marre ujin e Bistrices ta cojs ne Puglia. Qeveritare qe shesin vendin e tyre per pasuri vetjake vetem Shqiperia ka pasur, ka dhe do te kete.

  4. SA. I KA KUSHTUAR. SHQIPTAREVE KATER DITET E PUSHIMEVE NE DHERMI? VALLE KA PAGUAR. CIFTI I SURRELIT. SHPENZIMET PER TE GJITHE I NOPE ! thotë:

    THJESHT. MELONI. KA MARRE CA PLESHTA. TYMIN DO TA SHIFNI ME VONE !KRYEHAJDUTI GANGSTER I BALLKANIT KA. THENE KUSH FLE ME QENIN ME PLESHTA GDHIHET. ME PLESHTA.

  5. Shikoni: Shkullaku dhe Andi dine gjithcka! PSH Shkullaku e di se si Andi eshte impotent por nuk ja u thote grave te Andit para se te martohen! Shkullaku eshte fshatar nga Stropska e Pogradecit dhe eshte i pabese dhe njeri kot,pervec servilizmit shekullor si fshatare azgje me shume! Pasi u shkollua nga Soros u be me Saliun! mosmirenjohja eshte pabesia shqiptare! Andi i di te gjitha se ka qene nipi i Hysniut dhe djali i kurves , me baba Mehdiun futbollistin e Dinamos! jane shkerdha njeres dhe thone se i dine te gjitha! Poshtersia nuk ka ku te shkoje me poshte,bashke me Tosin,Cimin,Koken dhe mos o Zot erla Kurven,ish lepirsen e Saliut! Urime Garda e re!

    1. Sido që të jetë të vërtetën e vizitës për pushime nuk e dimë.Dime që Rama si gjithmonë e shfrytëzon këtë moment. Dimë mirë që Meloni është një politikane shumë inteligjente dhe i di mirë lëvizjet e saj.Dhe mos kujtoni se nuk e di kush është Rama.Por duke qenë kryeministri i Shqipërisë dhe që karakteri i tij egoist e delirant bën ç’është e mundur për të shfrytëzuar deri në maksimum rastin.

  6. Komentuesi,,SPAK, as me shu e as me pak, bandit, spiun imoral , trashegimeni rracore e origjines kafsherore nga kane ardhur e profesionalizuar.Kjo sere e ketyre sherbetoreve ,zarbanjose meditore rilindas jane kjo skuadra qeveritare qe po na dalin cdo dite , hajdute, drogmene, korruptuar, tradhtare, imorale, bije kurvash te ardhur nga morri kuq , sot te demaskuar e dale boje e kallai, kane fytyre keta kafshe e akoma fain e ka opozita, e gazetaret qe ua thone te verteten . Kompromentuesi, tinezari Rama, komplotues i lindur, zbatues ne jete pas kraheve te tjereve, e familjes bile, nuk ka zgjidhje tjeter pervecse ketyre manovrimeve aktoreske, me prapavije MCCOINIGALI,,pra doren ne xhepin e popullit, doravit, apo shqip, ble oponion e propagande me ishe, apo kryeministren italiane, per te mbuluar maskarallekun qe ka ngritur ne vend te zezat e tij,se per vendin dihen vjedhjet e robrimin qe i ka bere ky pushtues , bire kurvi kuqal.

  7. Bota rrotullohet, se shpejti do shohim gjithe hajduterit me ne krye hajdutin ne burg. Sado ti paguaje do shkoje tek vendi qe i takon. Te gjithe jane te dokumentuara. Ne te gjithe institucionet ka njerez qe i dine, apollonia 800 mije eu nga KE vetem banje dhe depozite ka bere ndrikulla fycke kumbaro!

  8. Gazetare me zero intuite!

    Nese kerkoni cik me zgjuarsi, do te kuptoni qe nje nder prioritetet kryesore te Meloni dhe grupeve financiare europiane pas saj, eshte shendrrimi i Italise ne nje EnergyHub per Evropen, per shkak te pozites qe ka (Mattei plan).

    Kjo do te dhe po realizohet permes ENI, kompania me pronesi shteterore italiane. Nder vitet e fundit, ENI eshte zgjeruar fuqishem ne vendet e MENA (Middle East & North Africa), zoteron kontroll ne fusha gazi ne det ne Qipron greke, kontrollin plotesisht rrjetin e shperndarjes se gazit ne Greqi, dhe vetem se fundmi bleu Neptun Energji qe i siguroi akses ne zonat e shfrytezimit ne Evrope. Per te mos harruar naftesjellsin EastMed dhe vecanerisht faktin qe financimi origjinon nga fonde te BE, si dhe lobime te fuqishme te vendeve si Austria.

    Neper media keni njoftuar mbi cmimet e kripura per ore qe i paguhen Blairve ne lidhje me “mbeshtetjen” per ceshtjen e kufirit me Greqine.

    Me pak mundim, dhe jo duke bredhur kuturu, mund te lidhni pikat dhe kuptoni qe ne fakt, pazaret per shfrytezimin e gazit ne Jon me gjasa ishin dhe mbeten teme e bisedave qe negociohen fare lehte me nje mafioz kalibri si Rama dhe qe facilitohen nga plehra politike si Toni Blair. Qeverisjet thellesisht te korruptuara si ato ne Libi, Egjipt dhe padyshim Shqiperi, jane mese te preferuara per oreksin e ujqeve dhe ujkonjave, derrave apo dosave neper kancelarite e kurves Evrope!!!

  9. Asnjëherë në historinë e Shqipërisë, ndonjë qeveri nuk është hetuar në çdo qelizë të saj, se sa qeveria që votoi reformën në drejtësi në këtë vend.

    Në këto kushte opozita e dyshes Berisha- Meta, e cila ka qenë hezituesja dhe opozitarja më e madhe e kësaj reforme, sot duhet ta përshëndeste dhe ndoshta të reflektonte, duke kërkuar ndjesë për gjithë baltën që kanë hedhur mbi SPAK dhe reformën në drejtësi.Migjeni i salihut nje keshille,Haloperidolin perdore me keshillen e mjekut se do perfundosh si perdoruesi 51 vjet salihu qe eshte bere nje Llaxore e keqe

  10. O tru shplare rilindas, akoma nuk e dikerke qe per ate reforme u votua me te tere deputetet pa perjashtim per nji reforme te drejte ligjore, e jo krahinore, apo partiake.Nga gjithe ata qe e fitonin vetingun, jane si ai prokurori i Elbasanit ne ate ngjarje te rende qe fshehu faktet, e partia e zgjodhi ne keshillin e prokuroreve, apo is hetues te rregjimit vjeter, sot ne skap, hetuesi, drejtwsi. Pra me mbeturina te ish sistemit e mbeturina si ju zorraxhinj do presim drejtesi. Jo, jo sepse po behet sikur ngacmojne ne plage, me akuze limonade,,,Abuzim me postin, kur dihet e shifet qe duhet tu thuashHAJDUTE, e ketu jeni qe nga koka e te me i vogeli nga ju, te shkoni pas hekurave. Shembullin e pame te drejtesise meSaje qorrin, qejf, o qejf o qerrata, as burg nuk beri e as pasurine qe ka, ne se di, pyet patronazhistet e rraces.Andaj , dicka SPAKu ka levizur disi, mte tera keto skandale, por me ligj akuzat qe ngrene jane lehtesuese ndaj ketyre hajduteve kriminele qe pijne gjakun e popullit.Merita nuk eshte e baba pushtetit hajdut, por investimit perendimor ne kerkesa, se per jukriminele rilindas ia kaloni edhe regjimit te atit tuaj shpirteror, me pjesen e gjere te zgjedhuririt sipas shijes politike.MBetemi me shprese, kur ajo te godase koken e qendren e organizimit te mafies shteterore, se kulishe ka me kile.

  11. “Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej”.dhe une shpresoj qe Spak te godase koken e Trustit te Geshtenjave qe udhehiqet nga mafiozi kriminel salih berisha,salihu dhe grupi i tij shkuan te dhjere dhe koke ulur per ta votuar reformen e drejtesise.radha po vjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *