• |
ide | kryesore

U kapën me 11300 doza ekstazi/ Gjykata e Tiranës jep masën për 5 të arrestuarit

Lajme, Të fundit



5 të arrestuarit që u kapën me 11300 doza ekstazi dy ditë më parë në Tiranë janë njohur sot me masën e arrestit.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “Arrest me burg” për Mithat Ramadanin, Kalem Picarin, Daniel Avdinë, Ambra Myftarin si dhe për aktivistin e Vetëvendosjes në Kosovë, Besnik Mujecin.

Ata u kapën pak ditë më parë nga një aksion policor në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”.

Dozat e ekstazisë vinin me autobuzë të linjës Prishtinë-Tiranë në kryeqytet dhe shpërndaheshin në lokalet e natës në bllok dhe në plazhet e jugut.



1 Comment

  1. SPAK ka bërë kërkesë për gjykim për drejtorin e ujësjellësit në Shkodër dhe 3 punonjësit e bashkisë pasi shpërndanë ushqime për të përfituar vota për Bardh Spahinë.Bardhi e hengri tullin,salihu ben Llaxoren i lire,grupi qe kishte mbeshtetje nga Lumneshi emer i njohur nga familja mafioze Berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *