• |
ide | kryesore

Tentoi t’i grabiste, tre italiane neutralizojnë shqiptarin, arrestohet 42-vjeçari

Lajme, Të fundit
shqiptari, itali, gruaja, perndiqte, policia



Policia e Modenës arrestoi një 42-vjeçar shqiptar, për tentativë grabitjeje dhe plagosje. Një patrullë nga skuadra fluturuese ndërhyri në rrugën Barbieri afër qendrës për të vënë në pranga grabitsin.

Shqiptari me biçikletë, sapo i kishte rrëmbyer çantën një vajze 25-vjeçare, e cila po shkonte në shtëpi me dy shoqe. Viktima ka reaguar me shpejtësi, duke mos hezituar të vihet në ndjekje të të huajit dhe ka arritur që falë bashkëpunimit të dy shoqeve ta bllokojë në tokë shqiptarin dhe ta ndalojë deri në mbërritjen e efektivëve të policisë së shtetit.

Pas bllokimit, shqiptari i ka goditur vazhdimisht me shqelma dhe grushta tre të rejat, duke i shkaktuar dy prej tyre lëndime në këmbë, shpatulla dhe qafë. Ardhja e policëve ka bërë të mundur ndalimin e 42-vjeçarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *