• |
ide | kryesore

Video/ Juventus e nis furishëm, Chiesa, Vlahovic e Rabiot ‘varrosin’ Udinese: ngecin Roma e Lazio

-Instant, F1, Sport, Video
Juventus



Juventus e nis sezonin mbarë, falë fitores 3-0 ndaj Udinese, në javën e parë të Serie A. Në Dacia Arena, 45 minutat e para i mjaftuan bardhezinjve për të sistemuar friulanët. Pas një minutë e 48 sekonda, Chiesa zhbllokoi ndeshjen me një goditje të saktë në këndin e djathtë. Më pas, në minutën e 20′, Vlahovic dyfishoi me penallti (krahu i Ebosele ndali krosimin e Alex Sandro). Në kohën shtesë (48′) erdhi trisi me kokë i Rabiot, që përfitoi nga një dalje e gabuar e Silvestri. Udinese u rrit në pjesën e dytë, por Szczesny ishte i pakalueshëm.

Nga Udinese në Udinese gjithmonë nën shenjën e Federico Chiesa. Shtatëdhjetë e pesë ditë më parë, një nga golat e tij i kishte lejuar Juventus të mbyllte një sezon problematik me tre pikë në Dacia Arena. E sonte ish-sulmuesi i Fiorentinës ka meritën të zhbllokojë ndeshjen pas më pak se 2′ duke e bërë të thjeshtë për të besuarit e Allegri. Tekniku mori fitoren e 250 në pankinën bardhezi, por në vigjilje pranoi se lojtari kishte këmbë të ndryshme në krahasim me vitin e kaluar. E pamundur ta fajësosh, duke qenë se Chiesa e bëri copë mbrojtjen friulane me shpërthimet e tij. Padyshim njeriu i ndeshjes dhe një sinjal inkurajues për Juventus. Ashtu si shenja rilindje erdhën nga Dusan Vlahovic, snajper i pagabueshëm nga pika e bardhë.

Lexo më tej: Prapaskenat e bllokimit nga Sassuolo, Carnevali: “Berardi nuk lëviz nga këtu, i bezdisur nga Juventus”

Bardhezinjtë vuajtën shumë pak dhe treguan një lojë proaktive, të ndihmuar edhe nga një Udinese që është ende një kantier i hapur për shkak të largimeve të shumta. Allegri mund të gëzohet edhe për konfirmimet që erdhën nga Rabiot, tashmë një lojtar thelbësor, i çmuar në të dy fazat, për të mbrojtur dhe sulmuar. Ashtu si me rastin e golit të tretë që mbylli ndeshjen pas vetëm 45′. Nga ana tjetër, ai që zhgënjeu pritshmëritë, pas një parasezoni të rëndësishëm, ishte Weah. Djali i Topit të Artë pagoi faktin që Juventus sulmonte thuajse gjithmonë nga e majta dhe nuk i shfaqi kurrë galopimet e tij të famshme në krah.

NDESHJET E TJERA

Lazio e nis në mënyrën më të keqe Serie A. në fakt, në Via del Mare, skuadra e Maurizio Sarri humbi 2-1 nga Lecce, që triumfoi me përmbysje në fund. Goli i Immobile në minutën e 26′ me një asist të Luis Alberto nuk mjaftoi. Mes të 85′ dhe 87′ mbërriti goli i mrekullueshëm i Almqvist dhe vula e Di Francesco, duke bërë që djemtë e D’Aversa të shpërthejnë nga gëzimi. Pas 90 minutash, bardhekaltrit tashmë duhet të ndjekin kryesuesit. Ashtu si duhet të bëjë Mourinho. Roma e tij nuk shkoi më shumë se 2-2 kundër Salernitana në shtëpi. Sukses në transfertë për Atalanta, që u imponua 0-2 në shtëpinë e Sassuolo.

Serie A Italy

Roma 2-2 Salernitana
Sassuolo 0-2 Atalanta
Lecce 2-1 Lazio
Udinese 0-3 Juventus



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *