• |
ide | kryesore

Darka në Athinë dhe çorientimi i Ramës për situatën në rajon

Arkiva, Kryesore, Lajme
Athinë



Ëndrrat dhe projektet dikur qenë të mëdha. Që nga pajtimi një herë e përgjithmonë i shqiptarëve dhe serbëve, tek negociimi i konfliktit të lashtë mes Greqisë dhe Turqisë, apo thashethemi se një ditë mund të zgjidhej Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Kush ia njeh ambicien madje e quan edhe “lider global”. Por këtë të hënë, Edi Rama e ka gjetur veten të përjashtuar nga tryeza e lojës. Sepse lojtarët janë në Athinë. Ndërsa ai mungon për shkak të mosmarrëveshjeve me Kirjakos Micotakis në lidhje me arrestimin e Fredi Belerit.

Sebepi i grekëve për darkën informale është përvjetori i deklaratës së Selanikut 20 vite më parë. Nuk do të ketë nevojë për deklarata zyrtare, apo angazhime shtetërore. Në tryezën e mbushur me ushqimet e zgjedhura, kryeministra dhe presidentë do të jenë të shtensionuar nga vera e mirë dhe pa kamera që imponojnë qëndrimet e ngrira. Në tavolina si këto, Rama gjithnjë ka shkëlqyer me humorin dhe batutat plot kripë.

 

Albin Kurti u pa teksa shtrëngon duart me Ursula fon der Leyen para darkës. Në Janar, ai pret liberalizimin e vizave, ndaj ka arsye të jetë i qeshur. Vuçiç ka qenë pak i frenuar. Ka thënë se iu duk “e çuditshme” ftesa për Prishtinën, por do të jetë bashkë me të tjerët në tryezë.

Me ta do të bashkohet edhe presidenti i Këshillit Europian, Sharl Mishel, kryeministrat e tjerë, të Kroacisë, të Maqedonisë së Veriut, një nga presidentet e Bosnje-Hercegovinës, presidenti i ri i Malit të Zi etj. Të gjithë të qeshur nga fotot para darkës që shpërndante Micotakis.

Si për ta ngacmuar edhe një herë Ramën, pak para fillimit të darkës Ministria e Jashtme greke gjeti kohë të bëjë një reagim tjetër për Fredi Belerin. Gjykata shqiptare e la përsëri në burg.

Mungesa në Athinë nuk ka kaluar pa efekte tek kryeministri Edi  Rama. Dhe më së miri këtë e tregoi një reagim të çuditshëm që ai shpërndau në Tëitter. Rama iu përgjigj papritur një interviste që Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç e ka dhënë në një emision mëngjesi për Pink Tv. Vuçeviç kishte thënë mes të tjerash se Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk duhet të mendojnë se meqë janë pjesë e NATO-s, atëherë “problemet e tyre kanë mbaruar”.

Rama i shkruan me nervozizëm dhe i thotë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s dhe “të përkushtuar për sigurinë dhe intergritetin territorial” të njëri tjetrit. Me pak fjalë, Rama del i gatshëm të luftojë për malazezët dhe maqedonasit, nëse serbët e kanë seriozisht me kërcënimet e tyre.

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit” shkruan Rama.

Deklarata e Ramës ka disa probleme logjike. Së pari, këtë gadishmëri për luftë, ai nuk e ka shfaqur as kur kërcënohej territori i Kosovës në situata shumë herë më kritike. Vuçiç kishte zhvendosur ushtrinë në kufi me Kosovën, por asnjëherë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk shfaqi ndonjë ndjeshmëri për sigurinë dhe integritetin territorial të Kosovës, siç bën për territorin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Problemi i dytë në këtë përgjigje është se deklarata e Vuçeviçit është bërë të shtunën në mëngjes. Nëse stafi i këshilltarëve do ta kishte alarmuar Ramën për kërcënimin e Maqedonisë së veriut dhe Malit të Zi, Rama duhej të kishte reaguar menjëherë, jo pas dy ditësh. Përgjigjia kaq e vonë, e bën të duket qesharak.

Problemi i tretë  e nxjerr akoma më qesharak. Duhet kuptuar se shqetësimi i Ramës për mbrojtjen e territorit të Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut nga kërcënimet e Serbisë, bëhet në një kohë që drejtuesit e këtyre tre shteteve janë duke ngrënë e duke pirë bashkë në një darkë joinformale në Athinë. Pra, ndërsa Kovaçevski dhe Milatoviçi janë kokë më kokë tani me Vuçiçin në një tryezë, Rama ka nxjerrë deklaratën që thotë se është i gatshëm të shkojë në luftë me ta kundër Serbisë.

Me këtë deklaratë, në fakt, Rama vetëm sa ka konfirmuar nervozizmin për mungesën në darkën në Athinë. Kandidaturën e grekut për Bashkinë e Himarës ai mund ta kishte ndaluar përmes Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Mund ta kishte ndalur me një koalicion me opozitën në Himarë. Por zgjodhi mënyrën më të shkurtër, duke i vënë prangat dy ditë para zgjedhjeve. Pa e menduar se situata do t’i përshkallëzohej deri në këtë nivel. /Lapsi.al



51 Comments

  1. Ramazoni miku i Erdoganit eshte nje IDIOT DHE KLLOUN .
    Eshte thjeshte nje Psikopat , I droguar !
    Eshte fatkeqesi per Shqiperine te pegaqesohemi nga nje Idiot i tille qe te gjithe e tallin .
    Ne 12 vjet asnje Kryeminister Italian nuk e ka dhjere fare , vetem populistja Meloni me arsim te mesem (gjimnazin). Te tjeret duke filluar nga Draghi nje koke per ekonomine boterore as qe donte tja dinte per kete psikopat qe kercen tallava .
    Te tjeret nga ai Britanik e kane takuar vetem per problemin e emigracionit nga Shqiperia .
    Per takimet me Erdogan po Eshte partnering ideal i tij INJORANTE DHE DIKTATOR !
    Ta gezoni Ramazonin !

    1. Ja dhe fundi i liderit global mberriti, kur bredh hu me hu njeri nga hunjt do te hy dhe liderit global i hyne dy hunje , njeri i balkanit te shqyer dhe tjetri ky takimi i Selanikut.
      Po ku i fudit ja ka bere grop fare se nuk kane per ta pjerdhur me asnjeri nga keta te ftuarit e Mitsotaqit, ja pra dhe krisma nuk pati por suma ju shqye Palikarit tone 2 metrosh nga Palikari i grekeve .
      Pordhet e medhaja grisin poturet e reja thote populli 😂😂😂

      1. E ke qarë fare. Besoj edhe pak kohë dhe McGonigal do e zhysi përfundimisht Skënderbeun e Spiropallës. Që kur ka filluar kjo çështje nuk e kalon dot Atllantikun…

    2. Një gjë ështe e sigurt, që po të kishte marre pjese Rama në kët takim Albin Kurti, nuke do kishte marre pjese… Për Kurit, Vuçiçin, nuke ështe problem, por Rama po. Por si çofte puna lidret tane islamo-komunista, kane shume admirim për Greket, Turqit dhe për lidret atokrat të vendeve islamo-komunist.🇦🇱🇺🇲🇪🇺

      1. Nje gje eshte e sigurte, per aq kohe sa disa tipa negativ, toksik, meronazist,antishqiptar (bile ndoshta si ne rastin tend ,sjane as shqiptar,e aq me pak pro amerikan e europian sic kamuflohesh me ata flamuj) vazhdojne percarjen dhe propganden anti Kurti/Kosove (sidomos tek Tema), nuk fitojne asgje as shqiptaret, as Himara, e bile as Rama e patrozhanisteve(spo them i joti, se ti thjesht je fut ne mes si percares,se jo se ta ndjen per Ramen apo Shqiperine)…Dhe ne fund ,sa per ta zeru propganden, pyetja jote merr pergjigje pak dite me vone ne Slloveni.

        1. Arber po Kosova si u paraqit ne Athine, se mesa mbaj mend kundershtimi me i madh per Open Balkan ishte se Kosova nuk njifej nga Serbia, po Athina e njohu?

          1. O klodi a do bejme muhabet serioz apo proopagande femijesh (Se sdu te ofendoj ty si individ, por “argumentet” qe sjell). Pse ben sikur nuk e di se pse Kosova nuk donte OpenBallkan(e perkthyer ndryshe si vellazerim me Bregovicat),dhe po te ishte e mire si ide, pse nuk u realizua?Te pakten qns sndihesh bashkefajtor, apo vleresues se si Kurti e shpetoi edhe Shqiperine nga ajo tragjedi (se pak ta quash tradhti), te pakten mos ringjall propgandat e vjetra.E dyta, per te shkuar drejt njohjes nga Greqia po ben keto sakrifica kurti, se ska naj qef te madh te humb dite te tera ne vizita per ti bind 5 shen europiane per tna njoft.

      2. Mos vallë Kurti , nga që e ka shumë problem , i ktheu me nder b*thën , këtij “lideri global” , kur vajti i paftuar në Prishtin e u kthye si langaraq ?

    3. Nuk ka thënë kot Faik Konica.
      Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, janë ca shqiptarë të tjerë.
      Ja, mjafton të lexosh LAPSIN dhe e kupton se kush janë armiqtë e shqiptarëve.
      Ndërsa grekët janë bërë bashkë, qeveri e opozitë dhe po sulmojnë Shqipërinë, këtu në vendin tonë, për inat të Edi Ramës, Sali Berisha, Ilir Meta dhe budallenjtë rreth tyre, janë bërë me grekët dhe kandidatin e tyre kriminel Fredi Beleris.
      – Në vitin 1994 Berisha me të drejtë e shpalli Belerin kriminel, sepse sulmoi repartin e ushtrisë shqiptare dhe vrau 2 ushtarakë e plagosi 4 të tjerë.
      – Ndërsa sot Berisha dhe Meta e kandidojnë për kryetar bashkie në Himarë.
      Dhe në protestën e grekëve në Himarë të dërguarit e Berishës dhe të Metës, Ivi Kaso dhe Ylli Manjani, bërtisnin në kor HIMARA TOKA GREKU!
      Ramës, Veliajt apo dhe Begajt po deshët jua kam qi robt e ça të kenë, po që të rreshtohem me Greqinë në këtë rast, nuk e bëj kurrë.
      Pa le ai idjoti, kryetari i PD, dega Greqi, Paulin Dardha, që i bën thirrje Greqisë, MBYLLNI KUFIJTË, ASNJË SHQIPTAR TË MOS FUTET NË GREQI, derisa Fredi Beleri të marë detyrën e kryetarit të bashkisë.
      Oo, koja nonën shqipe.
      Dhe thonë pastaj, pse nuk voton populli opozitën?
      Hë, pra, askush nuk arrin ta kuptojë, pse nuk e votojnë, por fiton Edkari dhe Lali plehu.

  2. E ke qarë fare. Besoj edhe pak kohë dhe McGonigal do e zhysi përfundimisht Skënderbeun e Spiropallës. Që kur ka filluar kjo çështje nuk e kalon dot Atllantikun…

    1. Ça paska rama sot, qeka tu xhiru në ajër,

      Ore kimetja mirë është???

      Çi mbushi xhepat mirë ajo ,kushedi kush i bo llapë tani

      1. Kimetja u ngrit ne detyre, tani eshte nensekretarja e shtetit per Europen, dmth zevendesja e Blinkenit qe do merret direkt me europen.

  3. Ik re kokëpidh, megjithë atë kokëpidhin Greko-Shqiptarë. Lentë shijojë burgun për ca kohë. Jam i sigurtë që Vlonjatët i sigurojnë mikpritje ekselente aty brenda.

  4. “We need to bring our friends, the aspiring members of the EU much closer to us and much faster.”

    @vonderlayen

    Keshtu qe vazhdoni pirdhni ju te kazanit se pirdhni bukur! 😅😅😅

  5. Per te gjithe ata qe i jane kundervene rames ne kete moment ,ne rastin beleri.Kini gjetur momentin e gabuar te perbaltni ramen.Jeni ne anen e gabuar te historise ,po beheni pale me grekun.I pari kryeminister,qe i vuri fre grekut.Nese ne kohen e berishes ,greqia kish mbeshtetje kancelarite boterore perendimore dhe ja kundervuri berishes,sot greqia po tregon se se perfillin me ato kancelari dhe i eshte sulur direkt rames me kercenime kundra tije.Rama sot ka me vete USA,Angli,Gjermani,Itali,Turqi dhe po qesh me kercenimet e greqise dhe tallet me alabaket shqiptare mercenare te greqise.Duhet te dini dhe nje gje,ju qe doni te rrezoni ramen,me greqine:PD e rrezon greqia.Ps e rrezon serbia.Kush ka tru e kupton.

  6. Teresisht kunder Rames. Kam plot shkrime kunder tij ne portalet e Tr che Pr. Qasja e tij ndaj KS eshte e tmerrshme. Por, ne raport me Greqine (ne lidhje me ceshtjen Beler), Rama ka 100% te drejte dhe i heq kapelen. Ceshtja eshte nese mund te vszhdoj te mbaje kete politike?! Qendrimi i opozites ne raport me ceshtjen Beleri eshte i turpshem (me e pakta) qe mund te thuhet). Ne ceshtje te rendesishme nacionale, pozita edhe opozita duhet te kene qendrim ne unison. Ishte rasti ideal qe Shqiperia t’i kundervihej Greqise ashtu sic e meriton. Beleri nuk eshte gje tjeter prrpos nje hegjemonisti grek (grek per aq sa mund te jete). Detyra e tij nga sherbimi sekret gtek eshte propaganda per veriepirin. Opozita beri autoGOL!

    1. Ku do tja dij opozita jone per autogol, e ka humb sensin e orientimit fare, as nuk e di cila eshte porta e saj dhe cila e ku dershtarit

    2. hahah rasti ideal???? ka fytyr rama per kundevenie???ndersa kendej i falet deti . shko o njeri naiv kur nuk ke shtet si do i kundervihesh nje shteti tjeter? Shteti esht shtet kur respekton rregullat e lojes dhe kushtetuten qe zgjedh vet. Mos flisni kodra mbas bregut

  7. Pse nuk eshte SKAP-i qe e heton çeshtjen Beleri, ashtu siç i takon per ate akuze qe i eshte ngritur? Vetem ky element hedh poshte te gjitha argumentat “patriotike” te ketyre fugenfüllerave me siper. Nuk ka asnje prove qe Beleri te jete kapur ne flagrance per ate qe akuzohet, ndryshe edhe Athina do ishte informuar dhe nuk do fliste keshtu si flet. Drejtesi me regji ka vetem per minjte mavi ketu. Ju jeni ata qe e doni me pak kete vend dhe identitet.

    1. Pirth o pirth, Athina flet sepse ashtu i do qejfi, pse cfare tha per ate tjetrin me Kallashnikov, jo e kishin vrare pasi ishte dorezuar, jo e vrane me plumb ne koke, jo pse e vrate po te prisnit sa ti mbaronin atij fisheket e ta kapnit te gjalle, e plot te tjera.
      Athina e di qe te ka ne dore per integrimin dhe deri sa te vij puna deri aty, do qe Jugun e Shqiperise, te pakten zonen perball Korfuzit ta kete de facto te veten, qe ligjin ta bej Greqia dhe jo Shqiperia aty. Se nuk e di Athina se kush eshte Bejleri, ata vete e kane arrestuar dhe ja dijne me dhembe e dhemball se kusht eshte, fakti qe vazhdojne ta perdorin ate dhe jo nje tjeter tregon se duan radikalizim te situates, qe te nderhyjne vet. Bejleri ka ber cfare i ka thene Greqia, e fitoi Himaren se ju ka premtuar pasaporta Greke dhe Shqiptareve aty, dhe pasaportat si jep Bejleri po Greqia. Sic duket Greqia po do ta radikalizoj situaten qe krijoj kushtet per te detyruar BE qe te kerkoj autonomi per Greket ne Shqiperi sic po kerkon per Serbet ne Kosove. Kete pune ka Greqia, do te rraf ndonje te vogel ne lagje qe te ndihet e forte. Sic ben me Maqedonine ose ndrysho emrin ose ne nuk te fusim ne BE.

  8. Lapsi jeni bere zgjyre fare. Rama reagoi sepse Serbia po e ngacmonte Maqedonine e veriut ne lidhje me viziten turbofolk nacionaliste te Kurtit ne Maqedoni, duke pare nervozizmin qe ngjalli ne Maqedoni dhe qe ju gjerat e keqija kur kane te bejne me Albinin beni sikur nuk ekzistojne. Rames i takonte te siguronte opinionin Maqedonas ne emer edhe te Albin m… qe shqiptaret e mbeshtesin integritetin territorial te Maqedonise

    1. PO c’hyn Albin Kurti ketu more se po na cudisni?Akoma s’iu shterua propaganda merobaziste ndaj Kurtit? Ndersa nqs je nga stafi i Rames, akoma me keq, qe po konfirmon ate qe me shkoi ne mendje kur lexova deklaraten e Rames, pra mospermendja me emer e Serbise por e folura “ne pergjithesi” dhe e barazlarguar, e paska domethenien, qe paska sulmu edhe(apo vetem) “perzierjen” e Kurtit, ne Maqedoni?Se paska pas fare me Serbine(sic ia kerkuan keto dite aleatet Malit te Zi Maqedonise dhe Shqiperise)?Pra, kjo akoma edhe me e tmerrshme. Ate Bregovichin qe dje ju patrozhanistet e mbronit, Moldavia e vogel dhe vulnerabel, ia ndaloi hyrjen vetem se ishte pro rus, kurse ju patrozhanistet beheshit pale me Bregovichin kudner vellezerve tuaj.Pastaj marrezia kulmoi me Minishengenin, keshtu qe te pakten ndaloni propganden anti Kurti, se po beheni qesharak. Talleshit me sanksionet e BE ndaj Kosove, kur brenda ditesh europianet ia ndaluan disa fonde Rames, per arsye korruptive(dhe jo si tjetrit per arsye qe shiqte dor enga mbrojtja e veriut).Talleshit me pergjimet e Mimoza Kusairt, kur iu dolen pergjimet e Arben Ahmetajt. Talleshit se si Kurtin po e “izolonin”,kur ja dje,ndodhi dicka e ngjashme me ate qe tallej(dhe spo gezohem per kete fakt, por po ta permend qe cdo gje kthehet ne bumerang)

      1. Shume mire qe Albinin spo e bojkotojne, mesa duket kemi pas frike kot, ketu te jap te drejte. Po nuk doli presidenti i Maqedonise dhe e kritikoi viziten rroma per toma te Albinit… Edhe Serbia ate do, ti fryj zjarrit, dhe me thene te drejten Maqedonia eshte treguar shume luajale me Kosoven edhe kur ne kohen e Haradinajt shkuan ata budallenjte te luftonin per memedhene ne Kumanove, Maqedonia nuk e sulmoi Kosoven, ndersa Haradinaj kerkonte dhe llogari si po i trajtonte Maqedonia budallenjte qe kapi. Gjithsesi shume mire beri Albini qe shkoi nuk po e kritikoj, por thjesht eshte ideja sesa hipokrite jeni bere ju te VV, kur shkon Rama takonVucicin hidheni perpjete se marredheniet e Shqiperise me Serbine duhet te kalojne nga Kosova, po ato te Kosoves me Greqine a sduhet te kalojne nga Shqiperia sipas llgjikes suaj (qe une nuk e ndaj).

        1. O klodi mos ta pushtojme hapesiren e Lapsit e ti leme hapesire edhe e tje tjereve, por po te jete puna, ta zeroj cdo propgande qe ben, por sia vlen as koha as nervat. Si behesh me FYROMin kudner Kurtit, kur Kurti shkoi ne FYROM,per ti bind per ta ndertu rrugen tetove Prizren (qe dmth Kosova harxhon leke, qe tetovaret te vijne me shpejte ne Kosove(apo edhe Shqiperi)vetem e vetem qe te ndihemi me afer dhe mos te braktisin ato troje shqiptare?Beri krim Kurti?! Medet, ca na degjojne veshet.Ti merr per baze fjalet e presidentit maqedonas, ky qe hiqet me liberali, i vlon antishqiptarizmi ne gjak, e imagjino ndonje Gruevsk(qe po te “korrigjoj”, e beri Gruevski dhe ajo neperka e tij antishqiptare Kumanoven,me shume se sa e beri Haradinaj, por ti prape merr anen e armikut).Mos i qaj hallin FYROMIT se ne shqiptaret i kemi dal per borxh atyre, por ata jo vetem nuk na e dine per nder,por jane me proserbet ne Europe. Shqiperia e njohi pavaresine e FYROMIT nder te parat, Ia vuri dhe portin ne dispozicion kur Greqia ia bllokoi Selanikun. Nuk i vuri veto per NATO.Krijoi komunen e Pustecit dhe nderkohe ndonje Pustecaxhi eshte komentuesi me i zjarrte percares ne portalet tona,E mbeshtetem kudo si Shqiperia dhe Kosova, dhe e shikon si na kthejne maqedonet? Po sbehen more as bregovichat as sllavo maqedonast pro shqiptar po lerini keto kozmopolitanizma.NE do vazhdojme te mos jemi armiqesor me ta, por jo t’na futen ne zemer,se nuk i njeh ti mire sa antishqiptar jane ata(imagjino te kishin me shume fuqi)

          1. Po pse s’takoi Ahmetin po kishte hallin e rruges, kush e ka ne dore rrugen, populli ne miting?!. Kurti shkoi si trazovac qe eshte ti bente karshillek Ahmetit meqe i duket se Ahmeti mban anen e Rames ne konfliktin Kurti-Rama, dhe kujt i ben karshillek… Ahmetit qe Kosova po dhe Shqiperia duhet ti bejne nje monument per rolin qe ka pas ne afrimin e Maqedonise me Shqiptaret. Nese ka nje Shqipetar te gjalle qe duhet nderuar ai eshte Ahmeti, sikur te ishte ndonje idiot ne vend te Ahmetit apo ndonje trazovac si Kurti, Shqipetaret sdo ti kishin punet mire ne Ballkan.

          2. Po pse lodhesh te japesh argumenta idioteve te paguar o Arber????

  9. Dhe ju mendoni se Rama po lun patriotin ketu.
    Gaboheni!!!!
    Rama eshte ne fakt, pervec se orator dhe batutaxhi, qe ne shume taste i kane dhene dore,
    -I pamoralshem,
    -Egocentrik,
    -Narcizist i damkosur,
    -Njeri pa principe,
    -I pabese,
    -Njeri kulisash,
    -Frikacak ne ekstrem,
    -I paturp ne kufijte e te paimagjinueshmes,
    -Bipolar me simptoma te qarta,
    -Me deme serioze ne sistemin nervor, perdorimi i gjate i narkotikeve,
    -Kepucelepires me te fortin, shkaterrimtar ekstrem me te dobetit.

  10. Batuta plot kripe? ? Batuta te bajate te nxjerra nga fonoteka e filmave te realizmit socialist.

    Rama eshte forme pa permbajtje.

  11. Ndaj Fredi taksirat e ke, por “Amanet Mushkat” ka një shprehje legjendare Avokat Ngjela. Do të të duhet t’i bësh ca vite pas hekurave dhe as bekimet e hiresisë së tij këtej dhe as kërcënimet e shkëlqesisë së tij andej kufirit, s’të bëjnë derman o xhan.Rama forcon pozitat me Italine per detin dhe greqia e jevgjiteve ben si e forte do ja shikoni fundin ketij muhabeti.miqotakis aleance me me kreun e bandes kriminale Trusti i Geshtenjave dhe metaj me grupin e mermerit ne fund funderrinen Beleri

  12. Betja e fundit për Epirin e veriut nuk mund ta djegë sërish Shqipërinë si në vitin 1997 sepse sot SHBA dhe BE e shikojnë Tiranën si ekuilibrin rajonal të Ballkanit Perendimor.

    Për këtë arsye SHBA i ka ndaluar hyrjen në SHBA dy personave, Berishës dhe Belerit, të cilët po përpiqen t’i venë zjarrin Shqipërisë me dorën e Greqisē.

    Qartazi Greqia do e humbë këtë betejë sepse sot nuk ka aleat Amerikën.Trusti i Geshtenjave klani mafioz ku kapo eshte salih karaxhic berisha.

  13. Jarge Palipidhropshikaris te qifsh te gjalle e te vdeke !! Ca te mba pragu fare fisnis ta shkerdhefshin !!! Qunat malok , qunat e bosnjes (shijaksit qe i ke itekituat ti ) dhe qunat qeqet ta zgafllofshin ter familjen dhe pemen e librit te gjinis !!! O mi halesh bastard , hajdut i taksapagusve te varfer shqipetare .

  14. “Denoncimi” pa prova i qytetarit, mbaron me fjalët: Hidhe nesër në ora 09:00, natën e mirë.

    Tani, nuk kuptohet nëse Qytetari Dixhital i propozon Berishës dhe orarin se kur duhet ta postojë. Apo Berisha e kishte këtë porosi për stafin që i mirëmban Facebook?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *