• |
ide | kryesore

Pimenta replikon me babain e Samardzic: “Festuam me të dhe të shoqen, në një hotel në Milano”

-Instant, Sport
pimenta



Përgjigja e Rafaela Pimenta erdhi menjëherë pas fjalëve të Mladen Samardzic. Babai i Lazar pohoi se e kishte parë menaxheren vetëm një herë në jetë. Ai e akuzoi atë se kishte penguar negociatat për kalimin e të birit nga Udinese te Inter: “Më vjen keq që babai i Samardzic i justifikoi vendimet e tij me këto argumente. Por faktet flasin për mua – tha Pimenta -. Nga takimi me të dhe gruan e tij së bashku me Kolarov në zyrën time në Montecarlo, deri te telefonatat e shumta të bëra së bashku me klube të ndryshme, te kërkesa e tij drejtuar Udinese për të folur drejtpërdrejt me mua…”.

Pimenta, njeriu që trashëgoi klientelën e menaxherit të pushtetshëm Mino Raiola pas ndarjes nga jeta, vazhdoi me detaje: “Takimi ynë i bërë në selinë e Inter, aprovimet e dhënë Interit, dollitë me të dhe gruan e tij në një hotel në Milano. Pastaj, video-telefonata me djalin e tij për të organizuar vizitat mjekësore, ardhja e anëtarëve të tjerë të familjes dhe kameramani për xhirimet video. Pas gjithë kësaj, babai bëri kërkesa që nuk i ndaja në thelb dhe formë. E në atë moment vendosa të tërhiqem”.

Lexo më tej: Babai i Samardzic akuzon Inter për dështimin e transferimit: “Donin të bënin biznes vetëm me Pimenta”

Me pak fjalë, Pimenta mohon kategorikisht rikonstruksionin e bërë nga babai i Samardzic. Ajo konfirmon se ka pasur harmoni të plotë me familjen për transferimin e talentit të ri bardhezi në Milano. Të paktën deri në një pikë të caktuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *