• |
ide | kryesore

“Nafta në Shpirag si e Arabisë Saudite”, Rama: Impakt të madh në ekonominë e vendit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama dënon sulmin terrorist të Hamasit: Mendimet tona janë me izraelin



Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dolën sot në një konferencë për mediat, ku kanë folur për punimet e SHELL në Shpirag. Sipas Ramës, kjo pasuri nëntokësore mund të ketë një impakt historik në zhvillimin social, por edhe në pozicionim gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Kryeministri shtoi se testi përfundimtar për të provuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës do të nisë në tetor dhe do zgjasë për 2-3 muaj, duke shtuar se edhe në skenarin më të keq të parashikuar, sërish përfitimet do të jenë të mëdha.

Rama theksoi se nafta është e cilësisë “Premium”, e njëjtë me atë të Arabisë Saudite, ndërsa ka nisur prej një viti puna për ngritjen e fondi sovran, i cili nevojitet për administrimin e pasurive natyrore.

Ai tha se të dhëna optimiste kanë ardhur edhe nga eksplorimet në fushën e Dumresë, por atje puna është në një stad fillestar.

Fjala e kryeministrit Rama:

Mund të ketë një impakt historik në zhvillimin ekonomik social, por edhe në pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të Shqipërisë.

Jemi në një fazë shumë të avancuar të një përpjekje prej gati 10 vjetësh dhe në prag të testimit përfundimtar, i cili është i domosdoshëm për të vlerësuar qëndrueshmërinë e presionit të fluksit të gazit dhe naftës.

Kjo do të thotë që rezerva është aty. Pas nje eksplorimi shumë të vështirë dhe një investimi masiv të bërë për shkak të thyerjes së përsëritur të sondeve. Lajmi interesant është që ende nuk është cekur ujë, i cili është nën rezervën, çka prezymon që rezerva mund të jetë edhe më e thellë.

Informacionet në këtë fazë janë edhe konfidenciale, por lidhen edhe me rezultatin e testit final, i cili përcakton nëse nxjerrja e kësaj pasurie sjell përfitime.

Nëse jo, ajo mbetet aty për një kohë tjetër, kur teknologjia mund të avancojë. Kompania SHELL ka përdorur teknologjinë më të fundit.

Paralelisht me përgatitjen për testin, që do të fillojë në tetor dhe rezultatet e testit bazohen në ndjekjen e qëndrueshmërisë së fluksit që del në sipërfaqe, për çka përdoret një periudhë 2-3 mujore, po përgatitet edhe plani masiv i investimit, për infrastrukturën e nevojshme për nxjerrjen dhe transportimi ne saj.

Nafta e zbuluar është e cilësisë së parë. Hera e parë që ndodh në vendin tonë, sepse burimet e tjera janë burime të një nafte të rëndë, e cila nuk futet në konsumin e automjeteve dhe vlera e saj është shumë më modeste.

Sipas analizave të bëra në laboratorin e Holandës, nafta në Shpirag e barabartë me naftën Premium i Arabisë Saudite.

Projekti nis me 3 miliardë euro dhe deri në përfundim të të gjithë infrastrukturës së nevojshme, shkon deri në 7 miliard euro.

Një investim që parashikon ndërtimin e gjithë infrastrukturës për depozitimin e rezervës, ndarjen në gaz , naft dhe sulfur dhe kjo e treta ka një rëndësi të vecantë sepse krijon një bazë, qoftë për prodhimin e inputeve bujqësore, qoftë edhe për krijimin e produkteve kozmetike.

Ajo që është e rëndësishme të thuhet sot, është se ne prej një viti kemi punuar për ngritjen e një fondi sovran. Ky fond është për administrimin e kësaj pasurie.

Ne jemi në një proces pune konkrete me fondin sovran të Norvegjisë dhe natyrisht që fondi ynë sovran do të ketë një profil që do të integrojë domosdoshmërinë për mbështetjen e pensionistëve dhe për balancimin e gjithë barrës së tmerrshme të trashëguar, me parimin etik se kjo pasuri i takon të gjithëve.

Fondi sovran është edhe fond investimesh. Kemi angazhuar të gjithë kontaktet tona me universitetin e Harëardit dhe të tjerë.

Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm i shumëpritur, por jo gjithçka. Sepse ndërkohë në Shqipëri ka filluar eksplorimi i fushës së Dumresë, ku kompania italiane ENI është në punë. Edhe aty kemi të dhëna optimiste, por puna është në një stad me fillestar, sepse kompania hyri në punë para pandemisë, por pandemia solli një bllokim të gjatë.

Besoj shumë që impakti i gjithë kësaj zonë të re të pashfrytëzuar, do të jetë i jashtëzakonshëm në të gjitha rastet.

Edhe nëse nisemi nga skenari më i keq, përfitimi sërish është shumë i konsiderueshëm.

Për fat të keq, për shkak të keqadministrimit dhe abuzimit historik me burimet tona natyrore, fjala naftë në mendjen e qytetarëve shqiptar është bërë sinonim i fjalës vjedhje. E vërteta është se nga njëra ane në nuk është se kemi pasur ndonjë pasuri të jashtëzakonshme si vend. Burimet e shfrytëzuara në vite kanë qenë burime modeste, të keqpërdorura, faktikisht koncesionet e bëra në të shkuarën kanë qenë skandaloze, ka qenë dorëzim total i të drejtës së popullit për të marrë pjesën e vet në këtë pasuri, por megjithatë edhe kjo pasuri është keq shfrytëzuar.

Ajo që unë dua të them është se ne e kemi luftuar këtë trashëgimi duke e gjetur përballë situatave të vështira, por ama për këto kërkimet në këtë territor të fushës së burimeve tona natyrore, ne kemi bërë komplet ndryshim të qasjes së shtetit në këtë kontrata.

Kështuqë të gjithë duhet të jenë sot në Shqipëri të bindur se kjo pasuri e madhe është edhe tija dhe do të jetë mbështetje edhe për të.

Kjo pasuri do të impaktojë, pensionet, bilancin e pagesave, sistemin e arsimit, sistemin e shëndetësisë dhe do të impaktojë mirëqënien e fëmijëve tanë, sepse ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj.



25 Comments

  1. Hahahah

    Filloi tallja e karit me popullin kurv-liridashes dhe vezhderr shqiptar.

    Talle rame talle. e meritojne

    1. Or tëj kopil i pa ëmër, dizifekto shpitin dhe halen tënde, kur zë në gojë këtë popull Fisnik, që ju ka dhënë buk ca bastardëve ardhacak si puna jote. Po e lë me kaq në respekt të të tjerëve……

  2. obobo obobo obobo!!!!!nese ka nafte me te vertet,ky psikopat,nuk iken me nga pushteti.sorros brekshurra,do ta mare te gjithen,e keshtu taksa paguhet.ishalla nuk ka se na mori me qafe.dulla dha 270 tone flori,e ndenji ne pushtet derisa e morì mortja.e nuk ishte psikopat.imagjinonj kete qe eshte edhe skizofren.

  3. Politike, mashtrim e hipokrizi. Edhe pa kete zbulim pasuria vendore eshte vjedhur e tjetersuar, e cuar ne pak duar.Kemi dhjete vjet qe mashtrohemi e vidhemi nga cdo ane, e prape levdohen ne genjeshtra. Keshtu qe, hajduti po kenaqet me parashikimin qe na thote, por hajduti nuk rri dot pa vjedhur, keta , ky sekt eshte koke e kembe bandit. Po ti besohet akoma, vetem vuajtjet do shtojne keto monstra rilindas.

  4. DEGJOMENI MUA:1, Po nuk doli nafte ne Shpirag patjeter do te
    grup armiqesor ne Qeveri.
    2,Po dhe po doli nafte e sigurt qe grupi armiqesor
    ne Qeveri egziston dhe do egzistoje se keta jane
    shume e s’ka c’far t’i beje Plaku e jo me SPAKU.

  5. Fredi, Ema, Enea, Iliri dhe te tjere me keto emra jane administrata rilindase qe sulen sa here ti thote partia skape. O Fredi po ku merr vesh nga Ekonomia more djale..ne blejme naften me shtrenjt ne te gjithe rajonin, per me teper cilesia te le per te deshiruar pasi i ke te gjitha serviset plot dhe kush jane defektet marmita, turbo etj..buka qe ha ti Fredi dhe ne te tjeret me miell per kuajt..Ilacet qe marrim me te shtrenjtat ne rajon e me gjere..cilsia pertoke. Kjo qe ben babi jot Fredi, qe te ka shkerdhyer nga te kater anet eshte nje hipokrizi, genjeshter, zhvatje, hajturi, maskarallek dhe cdo qe e poshter qe mund te besh nje njeriu, eshte me shume se nje perdhunim. Pyet mamin Fredi

  6. Une propozoj qe anetare te fondit sovran qe do menaxhoje pasurite dhe burimet natyrore te vendit te jene Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqja dhe Erisa Spiropali. Kryetar sigurisht Rama, po meqe ky vjedh me firmat e te tjereve, firmat ti vere Bela Balluku. Se ajo eshte edhe me e pregatitur per te perballuar burgun, ka me shume eksperience. Keshtu do i kemi ne duar te sigurta pasurite kombetare per 50 vitet e ardhshme

    1. Po Norvegjia i menaxhon vete burimet e naftes dhe gazit me kompani shteterore. Nuk ja ka dhene kompanive shumekombeshe te naftes si she’ll. Dhe parate e fituara nga shitja e naftes dhe gazit Norvegjia I con ne fondin e investimit qe menaxhohet nga banka qendrore e Norvegjis. Ne ja kemi dhene shellit kete pasuri, pasi she’ll te kete nxjerr parate e veta te shpenzuara 7 miliard dollare . Ateher mund ti jape ndonje therrime qeverise shqiptare. E gjithe do varet cfare kontrate do nenshkruajne keta loqet qe na drejtojne.

  7. Paska dale ne pune brigada bojaxhinjve mavi qe ju qifsha robt. Po te kishte nafte do e kishte gjet me kohe Dulla o rrota kari qe i shkoni pas nje njeriu ordiner dhe te lig

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *