• |
ide | kryesore

Halle Berry dhe Oliver Martinez finalizojnë divorcin

Paparazzi, Slider



Halle Berry dhe Olivier Martinez, kanë finalizuar divorcin e tyre pas gati tetë vitesh betejë në gjykatë.

Aktorët, vendosën të divorcohen në tetor 2015 pas dy vitesh martesë, por procedurat thuhet se u ndërprenë një vit më vonë, sepse ata nuk ishin në gjendje të zgjidhnin çështjet e kujdestarisë.

Dokumentet e gjykatës të depozituara në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të martën dhe të marra nga Page Six detajojnë kushtet e marrëveshjes së tyre, e cila urdhëron Berry të japë një shumë të madhe parash për shpenzimet e fëmijës së tyre të vetëm. Ajo duhet t’i paguajë Martinezit 8,000 dollarë në muaj si mbështetje  për djalin e tyre 9-vjeçar, Maceo.

Sipas dokumenteve të gjykatës, Berry duhet të paguajë edhe për “shkollimin e shkollës private, uniformat e shkollës dhe pajisjet shkollore” të djalit të saj, por pagesat do të shkojnë drejtpërdrejt në shkollë dhe jo tek Oliver. Ajo gjithashtu do të paguajë për sigurimin shëndetësor të djalit të saj dhe 100 për qind të të gjitha shpenzimeve mjekësore të pasiguruara, përfshirë terapinë, sipas dokumenteve. Përveç kostove që kanë të bëjnë me fëmijën e saj, Halle, ka pranuar “vullnetarisht” të kontribuojë me 55,000 dollarë për tarifat e avokatit të Martinez.

Ish-çifti, i cili u martua në korrik 2013, lëshoi një deklaratë të përbashkët në kohën e ndarjes së tyre ku shkruhej: “Me zemër të rëndë kemi marrë vendimin për divorc. “Ne ecim përpara me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe me fokus të përbashkët për atë që është më e mira për djalin tonë. Ne i urojmë njëri-tjetrit vetëm lumturi në jetë dhe shpresojmë që ju të respektoni privatësinë tonë dhe më e rëndësishmja e fëmijëve tanë.”

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *