• |
ide | kryesore

Tiranë, shoferi i ‘çmendur’ bën drifting te sheshi “Nënë Tereza”

Arkiva, Lajme, Të fundit
Tiranë, shoferi i 'çmendur' bën drifting te sheshi "Nënë Tereza"



Policia e Tiranës ka gjobitur me vlerën 60 mijë lekë drejtuesin e mjetit, i cili po kryente manovra drifting në qendër të Tiranës, pranë Universitit Politekinik.

Sipas policisë, drejtuesi i një makine të bardhë i cili është filmuar duke bërë drifting në sheshin “Nënë Tereza” para Universitetit të Tiranës është gjobitur në vlerën 60 mijë lekë.

“Pasi policia Rrugore e Tiranës evidentoi nëpërmjet pamjeve filmike makinën shoqëroi dhe ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, drejtuesin e mjetit, për shkelje të nenit 139/3 të Kodit Rrugor, për rregullimin e shpejtësisë në qendra të banuara. Kujdes! Drifting në qendra të banuara ndalohet nga Kodi Rrugor.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *