• |
ide | kryesore

Flet pronari i mjetit që përfundoi në digë, Allushi: Emiljano Nina ma kërkoi makinën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Allushi



Zbardhen detaje nga dosja hetimore rreth aksidentit të automjetit luksoz që përfundoi në digën e Liqenit Artificial. Pronari i “BMw X6”, Eldi Allushi që u arrestua për deklarim të rremë e moskallëzim krimi, nuk ndodhej në makinë. Ai dëshmon se shoku i tij Emiljano Nina që ndodhet në kërkim, ia kishte kërkuar për të dalë me një shoqe. Më tej Allushi shton se nuk ka qenë në dijeni te ngjarjes dhe se u detyrua të gënjejë për të shpëtuar shokun.

Prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest në burg për Eldi Allushin, që akuzohet për 3 vepra penale, lidhur me aksidentin tek diga e Liqenit Artificial, teksa caktimi i masës do të bëhet të shtunën. Referuar detajeve nga dosja hetimore, Eldi Allushi nuk qenë fare në makinë në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Ajo drejtohej nga Emiljano Nina që është shpallur në kërkim për 7 vepra penale dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri i Eldi Allushit. Ky i fundit tregoi para OPGJ pse e fshehu ngjarjen pas shoqërimit me dyshimet se mjeti drejtohej prej tij:

“Nuk i tregova policisë se nuk doja t’i bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua nuk më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do të paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë”.

Ndërkohë pasagjeri në automjetin “BMW X6”, thotë se se kishte pirë një bidon ujë dhe Emiljano 3 birra përpara se të ndodhte aksidenti.

Lexo më tej: Aksidenti te liqeni/ 26-vjeçari Alushi nuk ishte në makinë, ajo drejtohej nga kushëriri i Ervis Martinajt 

Eldi Allushi kishte folur në telefon para arrestimit të tij me policinë duke iu thënë se nuk ka konsumuar alkool por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një femre. Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit dyshojnë hetuesit, shkruan Syri tv.

Drejtuesi i automjetit, Emiljano Nina rezulton person i lakuar edhe më parë në ngjarje kriminale, teksa është shpallur në kërkim nga policia pas aksidentit të pazakontë, ku automjeti luksoz me shpejtësi të lartë, del nga rruga e Kosovarëve për të përfunduar në digën e Liqenit Artificial të Tiranës.



3 Comments

  1. kush eshte ky xhaxha qe falka nje automjet40 mije euro.a apo Jane lek grabitje dhe droge. ape eshte ndo nje patronazhisht

  2. Ore ca legenash jeni ju, u dhjevsha mu ne media, si i nxirrni njerez me emer e fytyre qe fundja as kane vrare e prere njerez deri me sot, pervec demit material cberi ky njeri qe duhet tia postoni foton e me emer e mbiemer cdo dite???? Ore a jeni normal ju??? Nese ndokush do merrte makinen tuaj e do ta aksidentonte qofte edhe me shpejtesi sketerre, 200 apo 300km ne ore, dhe me pas gazetat portalet e mediat do merreshin me emrin tuaj e me foton tuaj perdite cfare do benit??? O lapsi o Andi bushati apo Armand Shkullaku, po cbeni ore njerez?? Cka bere ky per ta postuar ju cdo dite?? Cilat ligje ka shkelur qe u be telenovele?? Mire keto portalet e leshit qe paguhen me bo tym e mjegull po ju, pse bini ne te njejtin nivel? Fut lajme leshi me heq vemendjet nga skandalet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *