• |
ide | kryesore

Plagosi me thikë 24-vjeçarin gjatë konfliktit, arrestohet 1 person në Pogradec

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një i ri ka mbetur i plagosur pas një konflikti të ndodhur në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një lokal.

Uendi Berberi, 22-vjeç, është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një 24-vjeçar. I riu banues në Pogradec, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta të ndodhur në lagjen nr. 1, Pogradec, ka plagosur me thikë shtetasin R. J., 24 vjeç.

24-vjeçari ndodhet në spitalin e Pogradecit, në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, në vijim të veprimeve të kryera për këtë rast u referuan materialet në prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, F. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec dhe R. J., 24 vjeç, pasi gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte Uendi Berberin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *