• |
ide | kryesore

Rama kundër BIRN: “Hedh një budalla një gur në lumë…”

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama ka bërë një përgjigje të gjatë ndaj një lajmi të rrjetit investigativ BIRN se qeveria po planifikon të shpenzojë për dy vitet e ardhshme edhe 113 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve për qarkun e Fierit dhe Elbasanit.

Në shkrimin e publikuar pak ditë më parë, BIRN fliste për një draft-dokument të qeverisë shqiptare të “Politikave Prioritare” për periudhën 2024-2026 renditen si projekte “Unike me rëndësi kombëtare” të investimeve publike edhe krijimin e zonave funksionale për mbetjet në Elbasan dhe Fier.

“Për Elbasanin parashikohet një investim i ri prej 50.1 milionë eurosh, ndërsa për Fierin 63 milionë euro. Të dy projektet janë kategorizuar si të maturuara, çka nënkupton se është kryer studimi i fizibilitetit dhe janë në fazë të avancuar të përpilimit të dokumenteve teknike” – thuhej në shkrim.

Por Rama e hedh poshtë këtë lajm me një koment të bërë këtë të premte në X.

“Asaj shprehjes popullore, “hedh një budalla një gur në lumë dhe 100 të mençur s’e nxjerrin dot”, po i bashkangjis si adresë Fletoren Zyrtare, ku çdo shejtanbudalla nga ata që e kanë nxjerrë nga nuk e di ku, se qeveria paskej vendosur 100 e kusur milionë për të ricikluar mbetjet e Fierit dhe Elbasanit në Dokumentin e Politikave Prioritare, mund të gjejnë se çfarë ka vendosur në fakt në atë dokument qeveria në mbledhjen e miratimit të tij, e pastaj mund t’ia tregojnë publikut, ndërkohë që për sa na takon nuk kemi vendosur asgjë të tillë!

Me këtë rast sqaroj se shumat e përcaktuara në këtë lloj dokumenti orientues janë shuma që nuk lidhen vetëm me buxhetin, po edhe me financime të mundshme alternative, ndërkohë që guri 100 e kusur milionësh s’ka asnjë lidhje as me këtë dokument, as me ndonjë vendim tjetër tonin!” – shkruan Rama që në fund ironizon me BIRN.

“Në mbyllje, mediave “investigative” që marrin pjesë në hedhje gurësh në mexhelis, u lutem të mos harrojnë t’u drejtohen edhe burimeve zyrtare, qoftë edhe për të larë gojën, sepse mund t’i kursejnë vetes figurën e keqe të të keqinformuarit që keqinformon, ndërkohë që misioni i tyre është ta informojnë publikun duke e mbrojtur nga keqinformimi” – shkruan Rama.


Por BIRN ka cituar në shkrimin e tij se “Kryeministri Edi Rama refuzoi gjatë një konference për shtyp të mërkurën të dëgjonte pyetjen e BIRN dhe t’i përgjigjej asaj për paratë shtesë të planifikuara, edhe pas skandalit të korrupsionit me inceneratorët, duke sugjeruar që pyetja t’i dërgohej me shkrim. Një kërkesë për koment dërguar nga BIRN në zyrën e shtypit të Ramës ka mbetur pa përgjigje prej 48 orësh”. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Per mua mjafton dhe fjala jote se je kryeministri i votuar nga shqiptaret. Bere gabim qe nxorre fletoren zyrtare.

  2. Zgjedhjet që vijnë pas një skandali të rënd publik të ish kryebashkiakut, edhe pse i inskenuar nga Sali Berisha, përsëri po kthehen në një gangrenë për opozitën, pasi njeriu që inskenoi shkatërrimin e karrierës së Gjiçit, Sali Berisha, tani është faktori kryesor që socialistët ta rimarrin përsëri Bashkinë.

  3. Patronazhistet te gatshem perseri per ti vjedhur e transformuar votat sipas parimit komunist,,, Ju votoni, numurimin e bej une. Kaqe te sigurte jane kodoshet, qe edhe pas gjithe ketyre skandal vjedjeve te ktij sekti, prape duan ta vertetojne vehten tek e pa besueshmja.Vetem ne se ai popull, pranon thenien e psikopatit, qe populli eshte,,,dele, ateher e meritojne po e votuan kete pushtet hajduto, banditesk

  4. Popullin e telendisi ne 1.5 milione pleq e plaka. Gjysma kane akoma foton e enver hoxhes neper shpia dhe 5000 leke qe ju jep per vit te ri Xoni te blejne 2 kile kofsha pule te ngordhura, vihen ne radhe qe me sabahllek te votojne kete sperme blloku.

    1. Një copë gomar po të njëjtin avaz. Të gjithë janë budallenj veçse unë jam më i zgjuari!!! Vetëm një i sëmurë psiqik mund ta thotë.Birn është media serioze dhe në shumicën e rasteve sidomos të skandaleve të Ramës kanë rezultuar të vërteta.Vetem në rastet kur ka shkruar kundër Berishës dolën bllof.Dhe e bënin për të ndihmuar Ramën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *