• |
ide | kryesore

Helmimi i turistëve/ AKU bën eskpertizën në anijen në të cilën udhëtonin dhe vendos gjobën 6 milionë lekë

Lajme, Të fundit



Mbrëmjen e djeshme u paraqitën në Spitalin e Vlorës 70 turistë. Shumica e turistëve ishin polakë dhe po udhëtonin me anijen “Black Pearl” në Sazan.

Dyshohet se ata u helmuan nga ushqimi në anije dhe më pas u paraqitën me probleme në sptal. Ka qenë menjëherë AKU që ka shkuar për kontrolle në anije ku ka gjetur edhe problematika në lidhje me ushqimin.

Konfirmuar nga AKU është vendosur gjobë 6 milionë lekë për anijen në fjalë për “mosplotësim të kushteve për përgatitjen dhe ruajtjen e ushqimit “.

Gjithashtu deri në orën 03:00 të mëngjesit kanë qënë autoritetet duke bërë një ekspertizë tek anija në fjalë. Janë marrë mostra të ushqimit dhe janë dërguar në Tiranë.

Pritet që përgjigja e tyre të zgjatë 3-4 ditë pasi do testohen për salmonela dhe të gjitha shkaqet e tjera që mund të sjellin helmim.



6 Comments

  1. Mi imalja qe duhet te benin. Cdo shpendarje apo perpunim i ushqimit duhet te kaloje nga kobtrolli periodik i AKU

  2. Drejtoresha spitalit si tha – mund takene nga ndenja ne diell !! Nderkohe kish filluar dhe mjekim pa vendosur asnje diagnoze apo suspect diagnoze … Felliqesira te trasha qe vetem lekun njohin !

  3. Ne pronesi te kujt do jete valle ajo anija qe u bene copa ta mbronin?? Ate beni ju gazetare mos beni lajme copy-paste ! thotë:

    Me cuditi fakti qe nuk e kishin hallin te detyra te vinin diagnoze, por te itenerari, jo ishin ne Shkoder, jo kane ndenjur ne diell, jo kishin marre ushqime me vete, maskarenj si kryeinfermierja, doktorresha me drejtoreshn ne krye-ne sintoni me budallalleqet ne mbrojtje te biznesit !
    Ne pronesi te kujt do jete valle ajo anija qe u bene copa ta mbronin??

      1. Mere me mend deri ku ka hyrë indroktinimi politika neokomuniste e rilindjes!!!Da të luajnë me jetën e njerëzve , të fëmijëve dhe mbi të gjitha të turistëve.Po kush e mer mundimin prapë të vijë në këtë vënd që mjekët që sillen si xhambazë?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *