• |
ide | kryesore

Merr flakë një makinë në aksin rrugor Orikum-Vlorë

Lajme, Të fundit
Pogradec, Policia, Sherr për prona në Prrenjas, goditet me sende të forta 40-vjeçari



Një makinë ka përfunduar në flakë në bypass-in e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Tragjas. Dyshohet se shkak i djegies së mjetit është një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në bypass, ka marrë flakë në ecje automjeti  në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.



1 Comment

  1. Hetojeni mire rastin, nese kemi te bejme me kandelet apo guarnicionin. Te hetohet dhe shoferi nese e ka lene pa uje…

    Mos jepni informacion te cunguar ose mos beni fare artikull

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *