• |
ide | kryesore

Dogji dy hektarë, shoqërohet 55-vjeçari në Dibër

Arkiva, Lajme, Të fundit
Zjarr



Është shoqëruar nga policia 55-vjeçari me inicialet F.E banues në Dibër, pas djegies së sipërfaqes prej 2 hektarësh.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 55-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Njoftimi i Policisë: DVP Dibër

Ndezi zjarr në tokën e tij, për djegien e barishteve , dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një siperfaqe e madhe toke, reagimi i menjëhershëm i Policisë, çoi në identifikimin dhe procedimin penalisht të autorit të zjarrvënies.

Shërbimet e Policisë së Dibrës pas marrjes së njoftimit se në fshatin Pollozhan, kishte rënë zjarr dhe zjarri po përhapej me shpejtësi, menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes sëbashku me shërbimin zjarrfikës, të cilët vunë nën kontroll zjarrin dhe bënë të mundur fikjen e tij.

Ndërkohë strukturat hetimore të Policisë së Dibrës, falë veprimeve të shpejta profesionale hetimore bazuar dhe në inteligjencën policore bënë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, shtetasin F.E., 55 vjeç, banues në Dibër.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 55-vjeçari, kishte ndezur zjarr për të djegur disa barishte, në tokën e tij, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh, me barishte dhe shkurre.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Matetialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *