• |
ide | kryesore

Rama për Ekathimerini: Mungesa e ftesës në Athinë, nuk u ndjeva i ofenduar!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në intervistën me gazetarin e Ekathimerini, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka folur grekëve në një gjuhë miqësore, pavarësisht fërkimeve politike që kanë ndodhur kohët e fundit mes dy shteteve. I pyetur nga gazetari Papadopulos nëse ishte ndjerë i fyer nga mungesa e ftesës në darkën e Athinës nga Kirjakos Micotakis.

Pikë së pari kam mësuar gjatë të gjithë këtij rrugëtimi në jetë se të ndihesh i fyer personalisht nuk është gjë e mirë për të jetuar. Nuk e marr kurrë personalisht kur vjen ouna te politika ose tek gjërat që nuk të pëlqejnë e të bëjnë të ndjehesh keq. Politia është bishë e egër. Mund të të cojë poshtë ose mund të të bëjë të thuash gjëra që nuk ndjehesh krenar. Nuk jam I fyer. Nuk do ta bëja, por as nuk e imagjinoj të jem në një pozicion që të bëj dicka të tillë. Mgjth mendoj se qëllimi I takimit ishte dicka shumë e madhe. Prandaj ta lidhësh jëtë gjë të madhe me një mesazh për mua, për Shqipërinë, cfarëdo problemi të ketë greqia, që të dy e dimë, duhet që cdo gjë jo e mirë që ndodh mes miqve, miqtë duhet të përballen, të diskutojnë dhe të mos harrojnë se janë miq. Kiriakos është mik” tha Rama.

Që pas ndërhyrjes së Greqisë për betimin e Belerit, kryeministri Rama i ka mbetur qëndrimit të tij se nuk mund ta lirojë nga burgu Fredi Belerin, por në anën tjetër nuk i është përgjigjur me të njëjtën monedhë presionit grek.



10 Comments

  1. deri tani në Shqipëri kanë hyrë 7 milion turistë dhe nëse ata kanë paguar secili rreth 500 euro gjatë qëndrimit në Shqipëri që është një shifër minimale, ata I kanë lënë Shqipëirsë 3.5 miliard euro, aq sa është buxheti I shtetit.

    Nuk ja kanë lënë Edi Ramës, as tatimeve. Ua kanë lënë shqiptarëve në xhepat e tyre . Pak prej këtyre merr dhe qeveria.Rama qe tall loqet me Greket e belirit te salihut

    1. Po tndjeheshe i ofenduar do kish cipe. Po te kisbe cipe nuk do zhvasje popullin tjeter si asmush ne minevjecarin e fundit.

  2. Po tndjeheshe i ofenduar do kish cipe. Po te kisbe cipe nuk do zhvasje popullin tjeter si asmush ne minevjecarin e fundit.

  3. “Kam vënë jetën në rrezik për lirinë e fjalës “, paska deklaruar Rama dhe gazetari grek ia rikujtoi.

    Besoj se gjithë gazetarët që i shërbejnë janë ndjerë heronj të profesionit të tyre dhe gardianë të fjalës së lirë.

    Paskëtaj shqiptarët që u tallën me Spiropalin kur e quajti Kryeministrin tonë “Skënderbe ” duhet të kërkojnë falje, mundësisht tek një prift me mjekër të bardhë e të gjatë , si ai që Rama takoi në Korfuz më 1990….

    Intervistë perlë qe nuk ke çfarë i thua dhe që duhet të ketë zhgënjyer vetëm ca budallenj që nuk kuptojnë gjuhën e politikës së lartë.

  4. deri tani kane hyre 7 milione turiste
    kane harxhuar 4 miliarde euro
    buxhet i shtetit 1 per qind
    90 perqind shkon per ushqime e pije nga importi
    rendesi ka qe gomari do te mburret me dicka
    vjedh taksen 10 euro per cdo turist

  5. Pak i dhjere por krenar. Sa per 7 milione turiste qe jane gati 3 here e gjysem popullsia e shqiperise eshte shume veshtire per tu besuar pasi Albanistani nuk ka aq hoteleri per nje numer te tille. Nejse per propagande mire eshte

  6. Po pse nuk i kthen pergjigje ky “dashnor i fjales se lire ” ky “kampion i transparences ” kur e pyet se çfarë masash mori kur operatoret garues ne temderin e sterilozimit e njoftuan per shkeljet logjore dhe demin financiar qe po shktonte ministri i tij i ndershmi Beqja … e sa e sa gazetareve qe ne veshtiresi te madhe mundohen te informojne me te verteta te dokumentuara dhe jo me dokrra hini…

  7. Agjencia e njohur ndërkombëtare e lajmeve, “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të veçantë zhvillimit të Tiranës dhe transformimit të Piramidës.

    Në artikull evidentohet nisma e bashkisë se Tiranës për ta kthyer atë që dikur ishte muzeu i diktatorit Hoxha në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan, ku fëmijët do të mund të mësojnë kodim.Ju mohoni veten tuaj vetem se dashuroni salihun

  8. Askush nuk deshiron te mohoje punet e mira te cdo Qeverie ne vend, por nje godine, fasadat e gratacielat, rruga e kombit apo te tjera, nuk mund te mbulojne edhe gabimet, te metat, korrupsionin e gjithanshem qe perjetojne qytetaret e zakonshem.

    Shqiptaret kane 32 vite qe levizin e shohin rajonin dhe boten, ndaj sot eshte e veshtire te besojne propagande, qofte kjo edhe e sofistikuar apo e paguar mire…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *