• |
ide | kryesore

Përplasen 2 avionë ukrainas, humb jetën piloti “as” në luftën ndaj rusëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
ukrainas



Ukraina tha sot se ka rrëzuar katër raketa me vetëdrejtim gjatë natës, por nuk tha se për cilin rajon bëhej fjalë. Sulmet e shtuara ruse ngjallin frikën se Moska po bën përpjekje për të rimarrë qytetet e vijës së parë të frontit në rajonin verilindor. Rusia në anën tjetër ka njoftuar për dy dronë që u përplasen në rajone të ndryshme brenda Rusisë, por nuk dha detaje nëse ka pasur viktima. Në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën, presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy, njoftoi për tre pilotë ukrainas që humbën jetën ndërsa fluturonin mbi Zhitomir, në perëndim të Kievit, të premten. Presidenti Zelenskiy nuk pranoi të thotë arsyet e vdekjes së tyre.

“Ka ndodhur një katastrofë në qiell mbi rajonin e Zhitomirit. Tre pilotë humbën jetën. Midis tyre kishte edhe oficer që ndihmuan shumë shtetin tonë. Ka filluar hetimi për atë që ka ndodhur, por është shumë herët për të diskutuar detajet. Sigurisht që të gjitha rrethanat do të sqarohen dhe se Ukraina nuk do të harrojë kurrë askënd që mbrojti qiejt e lirë të Ukrainës”, tha Presidenti Zelenskiy.

Forcat ajrore ukrainase shkruan në aplikacionin ‘Telegram’ se dy avionë ushtarakë L-39 u përplasën të premten gjatë një misioni luftarak mbi rajonin perëndimor të Zhitomirit në Ukrainë. Nga tre pilotët që vdiqen ishte edhe Andriy Pilshchykov, i cili ka bërë fushatë publike që Ukraina të merrte nga perëndiim avionët luftarakë F-16 të prodhimit amerikan.

“Avionët luftarakë F-16 janë zgjidhja më e mirë për momentin”, tha piloti Pilshchkov gjatë një interviste për televizionin britanik, Sky News në shkurt të këtij viti. Në fjalimin e tij të përditshëm, presidenti ukrainas Zelenskiy tha se ky vit do i ngris forcat ajrore ukrainase në një nivel tjetër pasi së shpejti pritet ardhja e avionëve, F16.

“Këtë vit, Ukraina duhet të përmbushë të gjitha detyrat e nevojshme për të futur avionët F-16 në hapësirën tonë ajrore. Kjo do të shënojë një nivel të ri për aviacionin ushtarak ukrainas. Kjo gjithashtu do të na afrojë fitoren dhe do t’i sigurojë Ukrainës siguri më të madhe”, tha presidenti Zelenskiy.

Forcat ukrainase thonë se luftimet në vijat e frontit janë bërë më intensive, por forcat ruse nuk kanë thyer mbrojtjen e tyre. Sipas tyre forcat e vendit kanë rrëzuar katër raketa ruse me vet drejtim gjatë natës, por nuk kanë treguar se për cilin rajon bëhej fjalë. Raportet e inteligjencës ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar vlerësojnë se Rusia po përpiqet të përmbysë sukseset graduale të kundërofensivës Ukrainase pranë qytetit të Bakhmutit dhe rajonit të Zaporizhzhias.

Instituti për Studimin e Luftës, me seli në Uashington, vlerësoi të premten se forcat ukrainase po përparonin në Zaporizhzhia pasi çliruan fshatin Robotyne në fillim të kësaj jave. Rusia ndërkaq njoftoi për dy sulme me dronë brenda territorit të saj. Njëri prej tyre ishte në rajonin e Kurskut, afër kufirit me Ukrainën, por pa shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Një tjetër dron u rrëzua të dielën mbi rajonin Bryansk në perëndim të Rusisë, tha ministria ruse e mbrojtjes në rrjetin social ‘Telegram’, por nuk dha informacione të mëtejshme për dëme apo viktima të mundshme. Në Kiev të dielën në mëngjes qindra njerëz dolën në Sheshin e Pavarësisë për të protestuar pasi anëtarë të familjeve të tyre që punonin si roje kufitare po mbahen ende në robëri nga Rusia prej 500 ditësh. Një prej atyre që protestuan sot në Kiev është 9 vjeçaro, Mykola Butko, babai i të cilit është një nga pengjet që po mbahet nga Rusia.

“Babai im është roje kufitare. Ai është në robëri për më shumë se 500 ditë. Më mungon vërtet. Ne besojmë se ai do të kthehet në shtëpi”, thotë 9 vjeçari, Mykola. Babai i tij, Petro po mbahet peng nga Rusia pasi luftoi për 86 ditë në mbrojtje të Mariupolit, qytetit industrial ukrainas në rajonin e Donetskut në një nga betejat më të ashpra të luftës në Ukrainë. /VOA



9 Comments

  1. Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama

  2. Zelenski para se te vraponte per te taku Vucicin, te pergatis pilotet e rinj se smbahen forcat ajore me vetem nje grusht pilotesh. Vetem i kerkon botes, por spo shohim asnje rezultat ne terren.Deri tani duhet te kishe cliru edhe Krimene. Ja se edhe F-16 po vijne,e te shohim a do ndryshoni gje. A e llogarit ky qe psh (se si opsion duhet konsideru, pavaresisht mudnesive),do fitonte Trump, e si rrjedhim ai direkt do ia ndalonte ndihmat (me e pakte, per te mos thene me shume)? Cka do bente Zelenski ne ate skenar?Do rrudhosej edhe me shume,se per te cliru ndonje katund jo e jo. Nejse, Vjosa dhe Albini te vazhdojme te jemi deri ne fund me populin ukrainas, por kete Zelenskin mos ta faktorizojme me shume, se me ato reagimet te zedhenesit te tij per mosnjohjen e Kosoves, vetem respekt qe smeriton me ky (ish) komedian. Ne fund te fundit ky po i reagon aq keq edhe atyre qe po e mbajne me cdo gje, qofte para qofte arme, e jo me ne qe na sheh si shtet te vogel.

    1. Cfare nuk po thua per Zelenskin. Nuk eshte se e pjerdh shume per Vlosen e Kurtin, perkundrazi, ata duan te marrin shikushmeri nga Zelenski..Ju kosovaret kujtoni se jeni qendra e botes, po jeni shume me pak. Fakti qe Kurti mezi pret te shkje ne nje forum nderkombetar te nje vendi qe nuk e ka njohur tregon shume ku jeni zhytur P.S. mos harro se po lufton me fuqin e dyte te botes, dhe te rejat e fundit tregojne qe po ja del.. ndersa as Vlora e as Kurti e shume prej jush buracaket e vetvendosjes, nuk kane luftuar kurre

  3. Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama
    Fuck Europenis union
    Fuck Soros
    Fuck Rama

      1. Kush bote e vlerson kete palaco, bota e bidenit trudose dhe e sorrosit? Bota e hajduteve si rama apo bota e trushkundurve qe sdine se ca jane femer apo mashkull?
        Kush je ti qe flet ne emer te gjith botes mer papagall ylber?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *