• |
ide | kryesore

Arrestohen 12 persona në Tiranë

Lajme, Të fundit
Plagosi me thikë kushëririn, pranga 49-vjeçarit në Tiranë



NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. N., 50 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. M., 56 vjeç. Në Rrugën e Elbasanit, shtetasi A. N. është konstatuar duke punuar, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa shtetasi V. M., me vetëgjyqësi ka pushtuar, shkatërruar dhe ndërtuar pa lejen e organave kompetente, në një pronë, për të cilën është në proces gjyqësor, me një shtetas tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin Ch. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin P. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin D. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur në një lokal në pronësi të shtetasit D. H.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Gj. V., 61 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– E. D., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. B. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi L. B. dhe djali i tij i mitur;

– K. T., 34 vjeç, D. M., 35 vjeç, D. B., 44 vjeç, G. T., 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe E. I., 27 vjeç, banues në ShBA, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

– F. P., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. A., 38 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Fushë Prezë – Vorë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin C. F., i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– E. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Krujë arrestuan shtetasin L. B., 41 vjeç, banues në në fshatin Bilaj, Krujë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. D., 64 vjeç. Shtetasi L. B., në segmentin rrugor Ura e Gjolës – fshati Bilaj, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar motomjetin që drejtohej pa leje drejtimi nga shtetasi P. D., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në motomjet, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës s Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *