• |
ide | kryesore

Itali/ Hyri të ndante sherrin, νritet 23-vjeçari shqiptar në Ankona

Lajme, Të fundit



Një shqiptar ka mbetur i vrarë në Sirolo të Italisë. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ku 23-vjeçari është vrarë me shtizë peshkimi nga një person me origjinë nga Algjeria.

Makina ku ndodhej algjeriani nuk i jepte përparsi makinave të tjera, ndërsa vetë lëvizte shumë ngadalë. Ka pasur një përplasje fizike mes autorit dhe një personi, që mendohet se ishte i shoku i viktimës.

I riu ka ndërhyrë për të shuar sherrin kur është goditur në gjoks me shtizë peshkimi nga algjeriani. Viktima është identifikuar si Klajdi Bitri, një punëtor 23-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Ankona.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *