• |
ide | kryesore

Greqi/ 32-vjeçari shqiptar i shpëton atentatit, plagoset edhe e reja greke

Lajme, Të fundit



Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë. Mediat greke shkruajnë se të plagosurit janë një 20-vjeçare greke e cila dyshohet se është ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes dhe një 32-vjeçar shqiptar i cili sipas informacioneve dhe dëshmisë së të resë mund të ketë qenë dhe objektivi i sulmit me armë.

Shqiptari sipas drejtësisë greke është një person me precedent penale në fushën e lëndëve narkotike, ndaj dhe dyshohet se mund të ketë qenë objektivi kryesor i këtij sulmi mafioz.

Burimet policore bëjnë me dije se në vendin ku u plagosën nuk janë gjetur gëzhoja. E reja ka një plagë në këmbë dhe 32-vjeçari në dorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në dëshminë e saj në polici 20-vjeçarja greke ka deklaruar se nuk njihen me njëri-tjetrin, dhe se kanë qenë duke kaluar në vendngjarje dhe në veçanti pranë një parku në kryqëzimin e rrugës Panormos dhe Larisis, kur ka ndodhur edhe sulmi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *