• |
ide | kryesore

A është kërcënuar kreu i SPAK Altin Dumani? Përgjigjet ministri Balla

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Taulant Balla është pyetur sot edhe për masat e sigurisë për kreun e SPAK Altin Dumani.

Teksa u pyet nëse ka ndryshuar plani i mbrojtjes fizike të kreut të SPAK dhe nëse ka pasur kërcënime, Balla sqaroi se nuk ka një kërkesë nga ana e Dumanit për masa dhe se nuk ka dijeni për kërcënime.

Lexo më tej: Dumani me makinë të blinduar e eskortë policie, SPAK nuk e mohon 

“Nuk dua që të hidhet diçka në media dhe pastaj kjo gjë bëhet pjesë e lajmit të ditës. E vërteta është krejtësisht ndryshe dhe dua të garantoj jo vetëm prokurorët e SPAK, gjyqtarët, por çdo qytetar se policia e Shtetit është në detyrë për të garantuar që çdokush të jetë i sigurt. Në këtë këndvështrim kam komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit të cilit i kam kërkuar të marrë kontakt me z. Dumani për të garantuar që policisë e shtetit të bëjë detyrën, sikurse ne synojmë të garantojmë sigurinë publike të çdo qytetari, kemi përgjegjësinë maksimale për të garantuar sigurinë maksimale të çdo zyrtari të këtij shteti. Nuk do mungojë në asnjë moment vëmendja dhe kujdesi i policisë së Shtetit. Deri në këtë moment nuk jam informuar që të kemi një problematikë për atë që ju thoni.

Nuk kam informacion që të kemi një kërkesë për këtë, por në çdo rast mundohemi që t’i verifikojmë. Në vlerësimin tim, pas komunikimit me drejtorin e Policisë më rezulton se lajmi juaj është i pavërtetë”, deklaroi Balla.



3 Comments

  1. Po nese eshte kercenuar, eshte kercenuar nga ato qe hane “dardha e mandarina”, gjithmone “pas shpines se Ramazanit”. Po cudia eshte se Ramazani, keto te dardhave e mandarinave jo vetem qe i mbron, e i percjell neper bote me milionat e eruove te vjedhura, por as nuk ndalon pagesat e ketyre koncensioneve qe paguajne per nje sherbim qe nuk u be kurre.

    Dumani, duhet te arrestoje te parin Ramazanin, dhe pastaj bie gjithe rrjeta e merimange e ketyre vampirave.

  2. Dumanit I rrujne karin me gjith bolet ,, ti qi ropt , me luge , pirunje Po ene pidhin e grus ene te motres tja u konfiskoje TE GJITHVE , sidomos Qiverise se Rishkerdhimit ashtu te rilindjes se kta do sillnin ndryshimin , kta dun me hy ne Histori !!!!! Po te jete nevoje edhe Un vete Ja vej jeten time ne dispozicion ; Pa asnje pagese .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *