• |
ide | kryesore

Dumani me makinë të blinduar e eskortë policie, SPAK nuk e mohon

Lajme, Të fundit
SPAK, Berisha



Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas lajmit për masat e reja të sigurisë të vendosura për kreun e SPAK Altin Dumani.

SPAK nuk e mohon lajmin se Dumani lëviz me makinë të blinduar dhe pranë banesës së tij është shtuar një grup policor, por thekson se mbrojtja është konform procedurave standarde të miratuara.

“Nisur nga publikimet ne media dhe interesi i lartë publik, informojmë se: Në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme mbrohet nga Garda e Republikës e cila bashkëpunon dhe koordinon veprimet me Policinë e Shtetit. Mbrojtja e Drejtuesit të Prokurorisë është konform procedurave standarde të miratuara”, deklaron SPAK.



1 Comment

  1. Tallje bythe me camcakiz.
    Drejtuesi i Spak mbrohet me eskorte dhe me grup shtese. Shume dakort, pasi po te shihet ligji ket azarat kane vepruar me vonese, a thua se jemi ne nje vend nordik ku kryeministri leviz me biciklete. Garda e Republikes e ka me ligj qe mbro nfigurat e larta shteterore dhe ato te ekzpozuara ndaj krimit.
    Shume dakort dhe kane bere shume mire, dmth kane zbatuar ligjin edhe pse me vonese.

    Problemi eshte :
    Spak nuk ka vetem nje Prokuror/drejtues, ka edhe prokurore te tjere qe tek e fundit merren direkt me dosjet e “Nxehta” por qe jane akoma te “fresketa” per shkak te “temperatyrave” qirjeveritare.

    Po keta te tjeret qe “shkepin tegelat’ e rrobaqepesit/ve te qirjeverise si do mbrohen … ? Apo keta te ngrohen ne diell …. ? Meqe jemi akoma ne vere dhe thuhet sipas gjasave qe do zgjase deri ne fund te shtatorit jane te mbrojtur, por si do ngrohen nga fillimi i tetorit… ?

    E fundit, meqe po ruajne te parin, per te tjeret si do veprohet: do ti ruajne apo do ti rruajne…. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *