• |
ide | kryesore

Balla: Vjedhja e TIMS është lajm i rremë, materialet i çova unë në prokurori!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha se asnjë e dhënë nga sistemi TIMS nuk ka rrjedhur dhe s’ka pasur asnjë problematikë. Balla pranoi se një ekip i ri i brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ka marre përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit teknik dhe sigurisë dhe punonjësit e larguar mund të kenë pasur kritika.

Sipas Ballës, nuk ka asnjë kallëzim në prokurori nga Agjencia e Mbikqyrjes së Policisë, por ishte vetë ministri që sugjeroi që çdo gjetje nga auditi i brendshëm të çohet për verifikim në prokurori.

“Shqipëria është sulmuar nga një sulm kibernetik ne 2022 dhe natyrshëm të gjitha institucionet po marrin masat për të rritur digat mbrojtëse nga çdo formë. Nuk jemi i vetmi vend, s’ka vend ne botën që jetojmë, i cili të mos ketë apo mos jetë nën sulmet të caktuara kibernetike. SHBA ka asgjësuar një prej bandave hakerave më të mëdhenj që njihte SHBA.

Kjo është një beteje, nuk ekziston asnjë shqetësim që ka pasur rrjedhe të të dhënave nga sistemi TIMS. E vërteta është që një ekip i ri i brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë nga qershori, ka marre përsipër një ndryshim tërësor të mënyrës së administrimit teknik dhe sigurisë natyrshëm që ata që janë larguar mund të kenë kritika, ankesa, mund të ngrenë dhe dyshime për punën që bëjnë ata që kanë marrë këtë detyre, garantoj çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë se asnjë e dhënë nga TIMS nuk ka rrjedhur dhe s’ka pasur asnjë problematike.

Lidhur me atë që ju thoni për kallëzim, nuk është e vërtetë që ka një kallëzim, por unë kam kërkuar që të dhënat që ka disponuar agjencia e mbikëqyrjes policore të vlerësohen edhe nga ana e prokurorisë nëse ka ndonjë element, kjo është një standard i ri që do të vendoset në të gjitha strukturat e varësisë në të cilën unë kam nderin të drejtoj që në të gjitha rastet edhe kur ka një bindje që ka elementë të veprës penale, kjo ‘ti vihet prokurorisë për t’i vlerësuar.

Ne garantojmë që ne të gjitha pikat kufitare të mos ketë asnjë problematikë, që çdo qytetar të mos ketë vonesa. Gjatë muajit gusht kam qenë vetë dhe jam informuar që nuk kemi probleme”, shprehet Balla.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *