• |
ide | kryesore

Apeli i Posaçëm lë në burg të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’

Lajme, Të fundit
SPAK



Gjykata e Apelit të Posaçëm ka lënë në burg 5 të arrestuarit e operacionit ‘Metamorfoza’. Të paktën deri në përfundim të hetimeve do të vijojnë të qëndrojnë në burg biznesmeni Pëllumb Gjoka, prokurori Xhevahir Lita, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ish efektivi Adrit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka, shofer i biznesmenit Gjoka.

Ylli Manjani, avokati i Pëllumb Gjokës, në një prononcim për median jashtë gjykatës ka deklaruar se drejtësia nuk po ushtron një standart të drejtë.

“Gjykata nuk arrin të jetë në nivelin e kolegeve në perëndim. Edhe si minsitër jam shprehur kundër arresteve për show. Nëse duan të hetojnë të hetojnë, por me këtë standard nuk keni parë gjë akoma. Pëllumb Gjoka nuk ka një akuzë zyrtare, asnjë!  Nuk është i pandehur është persona në hetim. Shprehja e shokut Enver i gjithë populli ushtar do të bëhet i gjithë populli në burg”, shprehet Manjani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *