• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 30 gradë

Lajme, Të fundit
motit



Territori shqiptar në pjesën e parë të ditës do të jetë me intervale me kthjellime në ultësirën perëndimore dhe kalime vranësirash në zonat malore, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar shira të dobët dhe të izoluar. Por pas mesdite parashikohet përmirësim i dukshëm i motit si edhe largim gradual i vranësirave duke rikthyer motin e kthjellët në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 30°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës përgjatë gjithë të enjtes do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke gjeneruar shira në formë rrebeshi në të gjithë vendin. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante në pjesën më të madhe të Kosovës, përjashtuar zonat veriore dhe veriperëndimore të cilat mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu.

Maqedonia e Veriut

MV gjatë orëve të para të ditës parashikohet të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat lindore do të jenë më të theksuara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli shtim gradual të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në të gjithë vendin. Pritet që vranësirat dhe shirat të jenë më të fokusuara në zonat veriore të republikës së MV.

Europa

Europa veriore dhe lindore paraqiten nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat sjellin në këto rajone të kontinentit reshje të shoqëruara herë pas here me fuqizim të parametrit të erës. Po ashtu me vranësira dhe shira paraqiten ishujt Britanikë dhe pjesërisht gadishulli i Ballkanit ku parashikohet që reshjet të jenë edhe në formën e rrebesheve. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *