• |
ide | kryesore

Antarësimi! Borrell: Në fund të shtatorit konferencë BE-Ballkani Perëndimor

Lajme, Të fundit
Vendimi i Kurtit, reagon Borrell: Presim hapa të tjerë pozitivë



Ministrat e jashtëm të BE-së do të zhvillojnë bisedime me homologët e tyre nga Ballkani Perëndimor në shtator për të “marrë parasysh” zhvillimet e fundit në rajon ndërsa blloku përgatitet për zgjerimin, shkruajnë mediat e huaja.

Përfaqësuesi i lartë i Unionit Joseph Borrell, theksoi së ky takim do të mbahet në mënyrë të veçantë njëjtë siç do të organizohet Samiti i procesit të Berlinit, dhe ka nënvizuar se pranimi i vendeve të reja anëtare do të bazohet vetëm mbi meritën.

“Çështja e zgjerimit ka qëndruar lart në diskutimet tona. Ukraina duhet të bëhet një vend anëtar i Bashkimit Europian. Ballkani Perëndimor gjithashtu. Sa më shpejt. Lufta në Ukrainë ka pasur një efekt kolateral për të përshpejtuar procesin e zgjerimit. Sigurisht që është një proces i bazuar në meritë. Një shtet do të bëhet anëtar kur të përmbushë të gjitha kushtet. Por në të njëjtën kohë është mirë për të caktuar një objektiv politik”- tha Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *