• |
ide | kryesore

Video/ Milan triumfon me 10 lojtarë në Olimpico: Giroud e Leao rrëzojnë Mou, kuqezinjtë me pikë të plota

-Instant, Sport, Video
Milan



Milan vazhdon rrugëtimin perfekt në Serie A duke mposhtur Romën në Olimpico dhe duke mbetur me pikë të plota. Në ndeshjen e javës së tretë të kampionatit, kuqezinjtë e Stefano Pioli fituan 2-1 ndaj verdhekuqve të José Mourinho. Protagonistë absolut Giroud dhe Leao. Francezi shënoi në minutën e 9′, golin që zhbllokoi sfidën me një penallti të siguruar nga Loftus-Cheek. Në fillim të pjesës së dytë një goditje e shkëlqyer në akrobaci nga Leao (48′) dyfishoi rezultatin. Gjërat u komplikuan për kuqezinjtë, kur mbetën me 10 lojtarë në minutën e 61′. Tomori u përjashtua për kartonin e dytë të verdhë, por Roma mundi vetëm të ngushtojë diferencën. Në minutën e 92′ Spinazzola shënoi golin e 1-2 me një devijim të Kalulu. Të besuarit e Pioli arrijnë të rezistojnë në fund duke sjellë në shtëpi suksesin e tretë radhazi. Milan për momentin është në krye i vetëm, në pritje të pritur Napolit e Inter.

Lexo më tej: Olivier Giroud i mbyll derën Brojës te Milan: “Në sulm jemi mirë kështu, por unë nuk jam drejtori sportiv”

Milani bën pikë të plota, Roma mbetet ende në të thatë, pavarësisht debutimit të Lukaku. Fitoren kuqezi e nënshkruan Giroud dhe Leao, e treta radhazi. Ndeshja e parë e Lukaku nuk mjaftoi për t’i kthyer buzëqeshjen teknikut Mourinho. Në fakt, lojën verdhekuqtë shkuan t’a luajnë vetëm në gjysmë orën e fundit, kur përjashtimi i Tomori ndryshoi tërësisht letrat në tavolinë. Deri në atë moment, nuk kishte asnjë ndeshje, me Milanin shumë më të mirë se Roma në të gjitha situatat e lojës. Në fund, goli i Spinazzola u përpoq t’i jepte jetë shpresave të verdhekuqve, por më kot.

SASSUOLO 3-1 VERONA

Ndërpritet ëndrra e Hellas Verona, pasi pëson humbjen e parë sezonale në javën e tretë të Serie A. Sassuolo buzëqesh, duke u çliruar pas dy humbjeve radhazi dhe duke fituar 3-1 në stadiumin Mapei. Heroi është Domenico Berardi, i cili rikthehet në fushë me shumë dëshirë pas një vere të vështirë. Pinamontit (11′) zhbllokoi ndeshjen, pastaj kapiteni nënshkroi një dygolësh (64′ dhe 73′). Barazimi momental i Ngonge (56′) ishte i kotë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *