• |
ide | kryesore

Çfarë të presim nesër nga asambleja e Partisë Socialiste

Arkiva, Lajme, Të fundit
Partisë



Katër shtatori do të mbledhë sërish brenda një periudhe shumë të shkurtër asamblenë e Partisë Socialiste, ditë në të cilën priten ndryshime e njoftuara në strukturën e kabinetit qeveritar.

Emrat që largohen ose të rinjtë që marrin poste, janë përcaktime të cilat vendosen nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe ende nuk ka asnjë konfirmim, por krerët e dikastereve që janë përmendur më herët për të lëvizur janë disa. Delina Ibrahimaj është një prej më të rrezikuar, me ministren e Ekonomisë dhe Financës që u përfol një herë për dorëheqje në korrik, por që më pas u mohua nga vetë ministrja dhe Kryeministri.

Frida Krifca, Ministrja e Bujqësisë dhe zhvillimit rural, është një tjetër emër në diskutim, pas lajmit të bujshëm se OLAF i Bashkimit Evropian po heton për shpërdorim të fondeve Ipard për bujqësinë shqiptare.

Ashtu siç edhe është paralajmëruar, në Asamble pritet që të konfirmohet plani që kreu i ekzekutivit t’i japë më shumë pushtet zv. Ministrave në drejtimin e dikastereve qeveritare, detaj i cili u vu re edhe nga pjesëmarrja e tyre në analizën e fundit të mbledhjes së qeverisë të Organizuar në Tepelenë. Më shumë angazhim, vendimmarrje e përgjegjësi për zëvendësit në të gjitha ministritë, ndërsa do të ketë ndarje të sektorëve në të gjitha ministritë. Besohet se një linjë të tillë, Kryeministri do të ndjek edhe për zëvendësuesit e tij në Qeveri.

Të hënën e 4 shtatorit, në orën 16:30, përpara anëtarëve socialistë të kryesisë, aludimet do të marrin fund, kryesocialisti do të pritet të njoftoj zëvendësimet përkatëse, ndërsa më pas do të fillojnë punën për përgatitjen e Kongresit të Jashtëzakonshëm në fund të muajit shtator.



5 Comments

  1. Cfare te presim neser nga Asambleja e PS ?

    Si gjithmone, te perkeqesojne sa te munden jeten e popullit shqiptar, ne vecanti atij opozitar

    me qellimin final largimin e tyre nga Shqiperia.

  2. Do xbatoje ligjin e taktiken e babait shpirtror, armiqte e kllases partia i deno. Fuwine e asaj partie e ka uni, e asnje tjeterRama.Parti servilesh, hajdutesh e trashegimtaresh, vetem nga uni Ramist dridhen, andaj do jene nje grup listorqe do duartrokasin fuqi plotin edhe mbasi ti largoi nga pozicionet.Partia heshtjes, mashtrimit e vjedhjes, nuk ka se cna jep me, pervec se vuajtjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *