• |
ide | kryesore

Rama: S’mund të përdorim flamurin e PS për të fshirë bajgat e korrupsionit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Emrat/ Rama zyrtarizon ministrat e rinj



Në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama drejtuar socialistëve me tone të ashpra u shpreh se askush nuk duhet të përdorë flamurin e PS për interesa personale.

Ai gjithashtu paralajmëroi se askush nuk duhet të fusë në punë dikë vetëm sepse është socialist.

“Nuk zbrapsem përse dikujt që i besoj një detyrë dhe e mbështes pa kursim në punën e përbashkët, i merr mendjen pushteti e paraja dhe tradhton ji thjesht besimin tim e tuajin, por vetë flamurin. Bashkë me flamurin e të gjithë socialistëve shqiptarë. Rama të lëshon, Rama s’të mbron , pasi njëri e ka përdorur flamurin e PS si maskë për të vjedhur ne të tjerët ta përdorim si letër higjienikë për t’ja fshirë bajgat e fytyrës me letër higjienikë. Jo, jo dhe jo. Drejtësia në Shqipëri duhet të ketë pavarësinë që i duhet për të ndëshkuar çdolloj këlyshi të atij sojit të vjetër që e ka mbajtur këtë vend në këtë gjendje. Krimet dhe marifetet e dikujt të veshur me atë pushtet nuk janë ndëshkuar dot, kështu që unë jo që s’kam asnjë ndjenjë tjetër përveç neverisë. Kushdo që më ka ngrënë mua pas shpine, që ka ngrënë pas shpine një popull të tërë që na ka dhënë votën, jo që nuk më shkon mendja të mbaj baltën e tyre.

Të lidhin si Sokratë të përjetuan në emër të popullin gjithë ditën dhe gjithë natë gërhasin se derra të kënaqur me paratë e popullit. Cilido që ka punuar me mua bashkë me ju duke kënduar për popullin e partinë e duke vjedhur pas shpinës time djersën e njerëzve hipur kalapiç mbi supet e partisë. Unë e përsëris, unë do t’jua njoh gjithë jetën borxhin dhe mbështetjen që më keni dhënë për qëllimet e përbashkëta. Ky është një borxh që nuk e harroj asnjëherë dhe përpiqem t’ua kthej çdo ditë duke dhënë gjithçka që mundem, për t’ua mbajtur kokën lart qoftë brenda vendit. Ju kam udhëhequr në 8 fitore nga 9 dhe ju përfaqësoj me dinjitetin e flamurit kuq e zi dhe dinjitetin e flamurit të purpurt të PS. Por bëni sa më mirë detyrën tuaj. Dhe që askush të mos ndjehet kurrë vetëm kur e sulmojnë padrejtësisht. Borxhi im ndaj kësaj partie dhe njerëzve që na besojnë është të mos ju vë në pozitë të vështirë duke kërkuar gjëra të paligjshme. Unë kam debatuar me ju, ndonjëherë edhe me muaj dhe jo gjithmonë ka dalë e imja, por ka dalë edhe e juaja. Kam kuptuar se disa prej jush kujtojnë se unë flas për Shqipërinë Europiane jo sepse unë e besoj vërtet këtë. Por ky është keqkuptim i madh. Nuk ka asnjë shans që unë t’i njoh ndonjë borxh kujtdo në këtë familje politike që hyn në borxh me drejtësinë”, tha Rama.



6 Comments

  1. ky eshte me indershmi nder hajduta ketij nuk i del asgje ky jeton si presidenti e paraguaj ne kasolle edhe rrobat qe vesh te shtrenjta i merr borxh se eshte fukara hajde tallje kari me delet e shqiperis haaaaaaa.

  2. A mund të na informoj SPAK nëse objekti i hetimit të tij është Sali Berisha i akuzuar publikisht për gjithë krimet e mundshme në menu, nga krime kundër njerëzimit me urdhërin e bombardimit të jugut në ’97 (kjo e vërtetuar nga dëshmitë e pilotëve, që u ulën në Itali) apo Shpërthimin në Gërdec, deri tek krimi me lejet e ndërtimit, siç është rasti i kompleksit partizani, që ja dha dhëndrit të tij. Jam shumë i sigurtë që publiku do ishte shumë i interesuar.

  3. A e degjoni ky, si bajge lope, flet per kokerdhiat e deleve, vete ka 27 vjet karriere mafioze ne pushtet, qe ia kane numuruar, e aktron per gjoja kunder korrupsionit.E din, e kupton, e vepron me dinakeri per te mbuluar teshkuaren e te tashmen korruptive mafioze te veten e bashkepunetoreve te tije besnik ne fushen e korrupsionit, droges e kondrabandes.Koka e firma e skandalit eshte ky vete.Ky eshte themeli i ngritjes e perkrahjes se tyre, e hiqet sikur ia hedhin gjarperit te pkrye pushtetit. Boll ka mashtruar, petet e lakrorit iu kane hequr, e llumi e boja iu ka dale, nuk kane se cjapin me, vetem xhvatja me e tepert u ka mbetur, andaj e do, e mba pushtetin, ndryshe me te tere seren e tyre do mbushen burgjet per mekatet qe i kane bere ketij populli, por nese drejtesia vepro me drejtesi, e jo me parti. Le te shpresojme.

  4. fytyra e nje deshtaku qe e ka humbur kontrollin e kabinetit te tij ……rastet me korrupsion ne kabinet jane te destinuara te rriten rruges ……

    Shqiperia eshte e pashprese me keta……

    Sali Berisha
    Edi Drama
    Lulush Basha
    LIke shtangist meta
    Erion Lali Veliaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *