• |
ide | kryesore

Berisha: Protesta nuk është arma jonë e vetme…

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në takimin e thirrur nga Gazment Bardhi deklaroi se protestat nuk janë e vetmja armë që duhet të ndjekë në aksionin e saj opozita.

Ai tha se beteja duhet të zhvillohet dhe në Kuvend. Mes të tjerash Berisha u ndal dhe te arrestimi e biznesmenit Pëllumb Gjoka.

DEKLARATA E BERISHËS:

Vetëm protestat e qëndrueshme popullore mund t’i hapë vendin atij. Kjo nuk mund të jetë armë e vetme e opozitës. Opozita në radhë të parë në Kuvend, që drejtohet në mënyrën më staliniste që është drejtuar në 32 vite, por ne duhet të bëjmë gjithçka për një bashkërendim dhe për të shfrytëzuar çdo hapësirë për të nxjerrë në shesh të vërtetën e këtij regjimi. Zonja dhe zotërinj deputetë, para 1 muaj u arrestua Pëllumb Gjoka, por shumëfishi i tij është Rama, me të gjitha lidhjet dhe dokumentet. Është e zakonshme që të thuhet se këto komisione nuk kanë sjellë gjë. Ai komision shënoi një kthesë në qëndrimin tërësor ndaj vjedhjes më të madhe të realizuar. Rama po i mbron bajlozët kryesorë, por ata janë të zhveshur para shqiptarëve. Ju ftoj ju sipas kohës së lirë që keni, në një paraqitje që ne i bëjmë raportit për farsën elektorale të 14 majit. Është bërë një punë e konsiderueshme, Asgjë nuk ka qe ne nuk dimë, por ne faktojmë dhe dokumentojmë dhe ngrihemi kundër atij koncepti se; ky i vjedh dhe fiton zgjedhjet. Por jo, ai nuk i fiton zgjedhjet, por i vjedh.”



2 Comments

  1. Shumëkush me pak mend në kokë, e kupton pa folur se çfarë mendon në intimitetin e tij mendor Sali Berisha për Bardhin dhe Gështenjën: ai i konsideron ata dhe kush u shkon pas, si lajthi të lajthitura. Mirëpo ay, Berisha ka nevojë edhe për ata në ditët sotme, ndonëse dikur do ti kish shtypur dhe zvoshkur nga lëvozhgat e tyre cipëholla, por sot nuk mundet. Sot Berisha ka nevojë edhe për ata.Gropa e 64 katshit po hapet salih shkelzeni eshte i gezuar ti vazhdo bej luften gjoja me ramen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *