• |
ide | kryesore

PPE i kërkon Shqipërisë betimin e Fredi Belerit, reagon Rama

Arkiva, Lajme, Të fundit
PPE i kërkon Shqipërisë betimin e Fredi Beleri , reagon Rama



Asambleja Politike e PPE-së në Parlamentin Evropian, e cila po mbahet këto ditë në Bruksel, miratoi një rezolutë të paraqitur nga Demokracia e Re ku kërkon nga autoritetet shqiptare lejimin e betimit të Fredi Belerit.

Në lidhje me këtë ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se asambleja nuk specifikon se për kë autoritetet e kanë fjalën.

Mes të tjerash Rama shkruan se janë të gatshëm t’i ofrojnë PPE-së, informacion për çështjen “Beleri” në çdo format dhe në çdo kohë.

Më tej numri një i qeverisë thekson se çështja ‘Beleri’ nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i gjykatave

“Interesante! “I bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare”… Një thirrje pa specifikuar se cilat autoritete dhe, me siguri, pa u informuar se problemi në këtë rast nuk është rezultati i zgjedhjeve, por rezultati i gjykatave, të cilat tashmë e kanë refuzuar një kërkesë të tillë. Unë përdora “me siguri” sepse do të ishte vërtet tronditëse nëse Partia e madhe Popullore Evropiane do të miratonte një rezolutë të titulluar “Sundimi i Ligjit” për të kërkuar një rezultat të ndryshëm nga ai i vendosur nga Prokurori Special kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatat Speciale me të njëjtin emër. Këto institucione u krijuan me mbështetjen e plotë nga BE dhe SHBA dhe ndihmohen nga afër nga SHBA dhe BE në punën e tyre mbresëlënëse kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Nëse është e nevojshme, ne jemi më se të gatshëm t’i ofrojmë lidershipit shumë të respektuar të PPE-së informacion për këtë çështje në çdo format dhe në çdo kohë. Është pa dyshim që të gjitha autoritetet shqiptare presin shumë mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së, si një zë i fortë i Evropës sonë gjatë kësaj faze historike ndryshimi për vendin tonë. Së fundi, rastet e profilit të lartë po hetohen tërësisht, duke kapërcyer përkatësitë politike dhe duke sinjalizuar fundin e një epoke të gjatë mosndëshkimi”- shkruan Rama.



13 Comments

  1. PERSHTAUNI ME RALITETIN MOJ ZONJA EVROP NDRYSHE ZHVILLIMET DO SJELLIN NJE RALITET TE RI TE PA PELQYSHEM PER JU POR TE MERITUAREM thotë:

    BE DUKE NDIHMUAR GREKRIT ZERIN REVANSHIT PUSHTUES KETU E 1 SHEKULL NE MENYR TE PAMERITUAR DHE MTYTUR ZERIN SHQIPTAR TE MERITUAR PER LIRI TE DREJTA TE POPULLIT CAM NUK PO BEN GJE POR ZHVILLIMET E METEJSHME NE CDO KONKURENC GLOBALE PO I FUNDOSIN TE GJITH NJEKOHESISHT

  2. Mjaft o IDIOT autoriteti je ti o BASTARD o legen njeri .
    Drejtesia e juaj e DHJERE NUK E NJIHET NE BE , SEPSE E BERE NGA DOBICET E ENVERIT Si Ti .
    Je si dhjere ne breke para te huajve , o dobiç.

    1. RESPEKT I NDERUAR UROJ TE REFLEKTOSH NATYRALITETIN HYJNOR TE DUASH VETEN DHE URRESH PADREJTESIN DHE KETE TJUA RESPEKTOJ DHE TJEREVE JO TE DUASH VETEN DHE URRESH TJERET DHE PERFUNDOSH NE ZHGENJIM thotë:

      KY ESHTE MENDIM BIO QE I PERKET ZHVILLIMEVE SIPAS KAHJES ANGAZHIMIT KA NJE RALITET QE NUK ZHBEHET NGA NJERZIT .KY ESHTE KRIJIM HYJNORE .ME MAS QE KA DY MUNDESI ANGAZHIMI 1PERMES TE VERTETES DHE SHPERBLEHEMI DHE PERMES PADREJTESIS ME EMER INTERRES KU KALIMI MASES .QE VJEN NJE MOMENT DHE NDESHKOHEN NGA CDO AN .PER KET KA FAKTE HYJNORE SHKENCORE DHE ZHVILLIMORE.TANI PERSE HILLENI PERPJET UN NUK VEPROVA GJE .VEPRIMET I KAN KRYER TJERET HISTORIKISHT DHE PO VAZHDOJN UN VETEM PASQYROVA KJO ESHTE VETEM KUJTES DOBI PER JU TE LARGOHENI NGA PADREJTESIJA RRENIMI SHKATRRIMI NDESHKIMI MBAsi ju nuk i deshironi ne vetet tuaja tu ndollin por ZHVILLIMET PER ANGAZHIMIN PERBEN NJE CUNAM QE I THYN GJITHA KODET E PRITSHMERIVE DHE ZHGENJIMIT TUAJ.PADREJTESIJA NUK TRIUMFON NESE AUTORITETI NUK DESHIRON TE THOJ RALITETIN E VERTETA FLET VET ME FAKTE ZHVILLIMI QE ZGJON LOGJIKEN DHE VEC E VEC APO UNITET DO THUHET NE MENYRE REFLEKTUESE NE CDO CEP TE GLOBIT QE SDO KET FORC TA NDAL PADREJTESIJA SESHTE KRIJUAR PER TE TRIUMFUAR PERDERI SA ASNJE ELEMENT I LENDES NUK KA FUQI TRIUMFUESE MBI KRIJUESIN E VET NESE KENI PROBLEME DHE ZDINI TI ZGJILLNI PYESNI KA ZGJILLJE NESE ME FORC NA IMPONONI HESHTJE HESHTIM NE NJE ANE POR MBYLLIM NJE SHTEG ME TE MALL QE BEHET DESAHTIM PER JU DHE KY ESHTE MOSNDIHMES MOS ANGAZHIM NE ZGJILLJE JA QE PADREJTESIJA QENKA KRIJUAR TE JET SHAH MAT KUNDER LOJTAREVE TE VET SHPRESOJ QE DITEN QE VJEN TE MOS KESH MENDJEN E ENDRRAVE QELLIMEVE INTERESAVE TE DESHTUARA POR MENDJEN PER TU PERSHTATUR ME FUNKSIONIN E ZGJILLJEVE ME HAK DUKE DAshur per tjetrin ate cfar don per veten DUKE MBETUR I NDERUAR DHE RESPEKTUAR JO I URRYER DHE SHKATRRUAR NE CDO PIKPAMJE

  3. O robqiri me lart, jam kunder Rames ne cdo gje, por ne kete rast behet fjale per interesa kombetare.

    Te gjithe shqiptaret duhet te jene kunder Greqise dhe jevgut Beleri.

    Per me teper ky rast tregoi se PPE dhe PPP pordhi kali jane institutione letre qe bejne deklarata te tilla skandaloze.

    1. Or NSDAP. shko neser tako ndonje avokat aty ku jeton dhe ndoshta ka miresine te te sqaroje fare pak se si qendron puna e Belerit. Ai po AKUZOHET per blerje votash dhe jo per TRADHETI KOMBETARE. Nese ti dhe Edi e quani tradhetar duhet qd drejtesia ta akuzoje per Tradheti. Por BE -ja po vlereson menyren sesi drejtesia dhe pushteti po sillen me Belerin me akuzen e tentatives per blerje votash . 450 Euro (jo 450 milion)

  4. Po ti o -Rob-qiri më lart pse je kunder Greqisë apo se po punojnë 600-700 mijë shqiptare o moter dhe grua qirë-NSDAP-

  5. nëse flasim me logjikën e Berishës që numrat vendosin, atëherë ai duhet t’i hapi rrugën Gazmend Bardhit për kryetar partie.

    Logjika e numrave është e tillë që provon se Gazmend Bardhi është më shumë figurë bashkuese brenda grupit të Berishës, se sa vet Berisha.

    Dhe logjika ta do që ai të marrë drejtimin e partisë së tij.Beleri salihut e ka prere bileten o cecene,por greqia ben presion per detin,por harron qe nuk eshte salihu ne pushtet qe e shet 400 km katror det sikur shet mushken ne vicidol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *