• |
ide | kryesore

Berisha tregon ç’ndodhi në takimin me Gazment Bardhin

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në lidhje me zhvillimet brenda Partisë Demokratike. Në një intervistë në Syri Tv, ai tha se në PD ka pasur një çarje, por asnjëherë ajo nuk ka qenë përfundimtare, sidomos me grupin e deputetëve që drejtohen nga Gazment Bardhi. Berisha thotë se në politikë nuk ka emocione sentimentale personale, por ka interesa politike.

“Mendoj se mbledhja ishte një zhvillim i rëndësishëm, ishte një hap i natyrshëm në drejtimin e duhur dhe i rëndësishëm në disa aspekte. Kjo mbledhje e thirrur nga Gazment Bardhi, kapërcej mbi problematikën, e cila ka ekzistuar, nuk mund të themi se nuk ka ekzistuar, por kapërcej mbi këtë problematikë për qëllime dhe objektiva shumë më të mëdha.

Dua të shpreh këtu që të jemi korrekt, deputetët që drejtohen nga Gazment Bardhi kanë meritën e padiskutueshme të cilën unë e kam shprehur në mënyrë të përsëritur sepse ata pranuan primaret dhe kandidatët e primareve. Me këtë akt, ata dëshmuan mbështetjen tek liria, vota e lirë në gjirin e PD-së. E kam thënë që atëherë dhe e them përsëri, që ky akt programor në themele të PD-së, ishte një kontribut dhe investim i madh që ata bënë.

Ka pasur, pa diskutim kundërshti, probleme, por në tërësi ata deputetë që ju patë të mbledhur së bashku, plus disa të tjerë që nuk ishin dhe të tjerë që mund të bashkohen, janë deputetët e PD-së dhe ky ishte një zhvillim shumë pozitiv. Ju shtruat problemin se çfarë do të bëhet në të ardhmen? Takimet do të vazhdojnë në mënyrë që tu japin përgjigje të gjitha problemeve që presin të zgjidhjen, po me këtë vullnet të mirë, shkallë përgjegjësie dhe gatishmëri.

Ka pasur një çarje, kjo nuk mohohet, por asnjëherë një çarje përfundimtare, sidomos me grupin që drejton Gazment Bardhi dhe që është një grup i rëndësishëm i deputetëve, si kryetar i grupit parlamentar, por edhe deputetët e tjerë, për Sali Berishën dhe PD-në ka dy persona të cilët e qartë si kristali janë vënë në dispozicion dhe shërbim të Edi Ramës dhe unë e them me bindjen më të plotë se është njëlloj sikur të ftosh Taulant Ballën në koalicion. Kjo nuk mund të ndodhë” – tha Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *