• |
ide | kryesore

Meta shkon tek selia e PD-së/ Takim me Berishën

Lajme, Të fundit



Kreu i PL-së Ilir Meta ka shkuar këtë paradite në selinë e Partisë Demokratike për t’u takuar me kreun e Rithemelimit, Sali Berisha.

Ky takim vjen disa ditë para zgjedhjeve në Kukës. Dje KQZ-ja vendosi regjistrimin në zgjedhje të Koalicionit “Bashkë Fitojmë” nën drejtimin e PL-së dhe PDK-së të drejtuar nga Nard Ndoka.

Ky koalicion do prezantojë për zgjedhjet në bashkinë Kukës kandidatin e primareve të Rithemelimit, Emri Vata. Zgjedhjet për bashkinë Kukës do të përsëriten pas skandalit të video-përgjimit të ish-kreut të bashkisë Safet Gjici.

Ndërkohë KAS 2 ditë më parë rrëzoi kërkesën e bërë nga grupimi i Sali Berishës për t’u regjistruar në zgjedhje si Parti Demokratike



2 Comments

  1. kqz kas kolegji vazhdojne me pd e vules se ashtu i do trapi rames

    ca do lloj institucioni serioz do bente gjene e duhur duke i dhen atij qe ka shumicen cfare i takon

    te njohesh lul braven si pd eshte karagjozllik nga Edi Rama

  2. Le te shkojne demokratet te votojne Ilir Meten. Se keshilltaret bashkiak i mori,komisioneret i mori,fondet i mori tani te shkojne dhe anetaret e rithemelimit te anetaresohen te Partia e Lirise. Rrofsh o Berishe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *