• |
ide | kryesore

Berisha fushatë në Kukës: Safet Gjici fitoi 400 tendera nga Rama!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ishte në Kukës në një takim elektoral për kandidatin e Bashkë Fitojmë në këtë bashki, Emri Vatën. Gjatë takimit, ai përmendi Safet Gjicin duke mos përmendur skandalin seksual që provokoi zgjedhjet e parakohshme, por duke akuzuar Ramën se i kishte dhënë thuajse 400 tendera ish-kryebashkiakut.

“Po t’ja numëroni, Gjici ka fituar 400 tendera, përveç parave që u vodhën atje ku ishin rojet e tij të sigurisë. Të gjitha u përkthyen në vota. Po Pëllumb Gjoka, Bajrat… Ministrat bënin mbledhje me ta. Por a duhet të tërhiqemi ne? Ora është e misionit të opozitarëve, asgjë në botë nuk na ndal” u shpreh Berisha.

Safet Gjici dha dorëheqjen pas publikimit të video-skandalit seksual me Alma K. Në këmbim të seksit, kryebashkiaku u angazhua në dhënien e një tenderi për ngritjen e një strehe për qentë e braktisur të qytetit. Ai është arrestuar nga SPAK dhe aktualisht është duke u gjykuar për shpërdorim detyre.

 



3 Comments

  1. Çfarë nuk ka bërë këto 32 vjetë dhe nuk e kanë prekur. Është I pari që ka shkatërruar zgjedhje, I pari që ka bërë luftë civile në vend me mijëra viktima, I pari që ka nxjerr në prit dhe ka varë themeluesin e PD, I pari që ka vrarë për të vjedhur në Gërdec

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *