• |
ide | kryesore

Inceneratori i Fierit/ Përfundon mbrojtja e të pandehurve, vendimi më 25 shtator

Lajme, Të fundit



Mbyllet seanca per inceneratorin e Fierit, ku gjatë kësaj seance është bere mbrojtja e kompanive fituese .

Faza mbrojtëse ështe mbyllur për të gjithë personat dhe subjektet e venë nën hetim, ku më 25 shtator ora 10:00, pritet qe GJKKO të japë vendimin përfundimtar.

SPAK ka kërkuar 84 vite burg për 15 të pandehurit e dosjes së inceneratorit të FIerit, mes të cilëve Lefter Koka, Alqi Bllako, Arben Dervishaj, Klodian Zoto.

Javën e kaluar ish-ministri Koka bëri mbrojtjen teksa deklaroi se ishte i pafajshëm dhe se akuzat ndaj tij janë të sajuara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *