• |
ide | kryesore

Berisha: Ekzekutimi i Azem Hajdarit, vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
azem_hajdari.jpg



Kryetari demokrat, Sali Berisha, foli për mediat pas homazheve te memoriali i Azem Hajdarit me rastin e 25-vjetorit të vrasjes së tij.

“Sot, ne jemi këtu për të nderuar legjendën e guximit, trimërisë, të të rinjve shqiptarë, të studentëve shqiptarë, tribunin e lirisë, Azem Hajdari, në 25-vjetorin e ekzekutimit të tij shtetëror, nga falanga me uniformë të shtetit terrorist, vetëm e vetëm për bindjet e tij politike, së bashku me sivllaun e vet, Besim Çerja, të cilët një natë të 12 shtatorit 1998, ranë në breshëritë e kallashnikovëve të bandës shtetërore terroriste, të organizuar pa dyshim në aktin hakmarrës primitiv nga pushteti i atëhershëm.

Azem Hajdari përbën një nga figurat më të rralla të historisë tonë kombëtare.

Asnjë shqiptar, si individ, nuk ka bërë aq sa ka bërë Azem Hajdari së bashku me studentët liberatorë për liritë e shqiptarëve.

Mbetet pra, një nga figurat më të jashtëzakonshme në historinë e lirisë së këtij kombi.

Sot nuk është e lehtë të imagjinosh dhjetorin e vitit 1990, kur ai u ngrit me një grup studentësh, me thirrjet: Liri, Demokraci, Poshtë Diktatura.

Ai u shndërrua në një magnet të fuqishëm të rinisë studentore, një lider epik me guximin e tij, i cili në një kohë të shkurtër gjunjëzoi diktaturën.

Ekzekutimi i tij, para selisë së PD, është vrasja shtetërore më e rëndë në historinë e shqiptarëve. Është atentati më makabër!

Azem Hajdari, edhe sot pas 25 vitesh, është i gjallë dhe i pavdekshëm në zemrat e atyre që jetuan diktaturën dhe panë te ai, shpëtimtarin e tyre. Është i pavdekshëm dhe i përjetshëm në altarin e lirisë të kombit shqiptar.

Kurse ata, që në një akt hakmarrje primitive, organizuan pritën dhe e ekzekutuan atë, do të mbeten të damkosur përjetë për krimin më të shëmtuar politik të kohërave.

Azem Hajdari është një kushtrim i gjallë për të gjithë shqiptarët, që sot të ngrihemi, të përmbysim diktaturën e drogës, diktaturën e krimit, diktaturën e vjedhjeve të pasardhësit direkt të njërit prej xhelatëve më të pamëshirë të kombit në histori, Edi Ramës,” tha Berisha.



4 Comments

  1. Po mer Sal Kulla, ishte vrasje shteterore dhe ti u bere mik politik dhe biznesi me vresesit e Azemit. Kur te pyeten se ti cfare nuk ke thene per.Nanon, Meten & co u pergjigje duke u zgerdhire se me gjithe mend i pasket marre ju, ato ishin akuza apo retorike politike. E kush idjot te beson me ty Sali Kulle Nongrata.

  2. vrasesi i Azem Hajdarit ben homazhe per Azem Hajdarin LOOL maloket lane hesapet me njeri tjetrin per vjedhjet dhe kontrabanden e naftes me Serbine Azem Hajdari kishte fakte qe Salih Berisha qe agjent serb Kurva e vucidolit vret per para dhe pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *