• |
ide | kryesore

Frida Krifca në SPAK, u abuzua me fondet e BE për fermerët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nisma Thurje ka depozitar në SPAK një kallëzim për abuzimet me fondet e BE në Ministrisë e Bujqësisë. Në dalje të SPAK, Endri Shabani u shpreh se prokuroria duhet të hetojë ish Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe drejtuesin e AZHBR-së, por edhe zyrtarë te tjerë, që paratë e fermerëve i shpërndanë për oligarkët.

“Sot në mëngjes kemi depozituar në SPAK një kallëzim për abuzimet që është bërë me fondet e AZHBR, me fondet e IPARD-it, por edhe me fondet e ndihmës kombëtare.

Ne i kërkojmë SPAK që të hetojë ish ministren e bujqësisë, drejtuesit e AZHBR-së dhe zinxhirin vendimarrës që janë përgjegjës për atë vendim ku ne përjashtohemi nga fondet e BE.

Ne shpresojmë që kjo të jetë një vijë ndarëse. Një vijë e pakalueshme për dy arsye. E para, këtu jemi përpara një rasti ku po tradhtohet fermeri shqiptar.

Edhe kur ka fonde nga BE edhe këto lekë i vjedhin, i ndajnë me të njëjtin grup oligarkësh. Ne i kërkojmë SPAK që ta vendosë një kufij të pakalueshëm në këtë pikë. E dyta jemi para një vije që nuk duhet të kapërcehet kur Shqipëria tradhtohet në rrugën e integrimit të BE.

Ndërkohë ne jemi të fundit në rrugën e integrimit, sepse këta e kanë marrë peng dhe ky është një rast. Ne përjashtoheni nga fondi i BE që të pasurohen disa persona. Ne besojmë që SPAK do të vendosë këtë vijë ndarëse”, tha Endri Shabani.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *