• |
ide | kryesore

Takimi Kurti-Vuçiç, më 14 shtator, zbardhet axhenda

Lajme, Të fundit



Bashkimi Europian njofton zyrtarisht se takimi i radhës mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të zhvillohet më datë 14 shtator. BE ka njoftuar se Borrell dhe emisari Miroslav Lajçak do të zhvillojë takime të veçanta me liderët përkatës që nga ora 9:00, të cilët do të pasohen nga një takim i përbashkët trepalësh.

Takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale”, thuhet në njoftimin e BE-së.

Pasi të përfundojnë takimet, Borrell ka paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media, e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.

Kurti dhe Vuçiç janë takuar për herë të fundit më 2 maj, nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës. Pas shpërthimit të tensioneve në veri të vendit, takime të nivelit të lartë s’janë mbajtur përveç atyre të nivelit teknik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *