• |
ide | kryesore

Di Biaggio shpëton në minutën e 101′: dygolëshi i mbrojtësit Prodani i jep fitoren e parë Dinamos

-Instant, F1, Sport
Prodani



Më në fund një fitore, por sa e vështirë. Dinamo dhe tekniku Di Biaggio i gëzohen suksesit të parë në kampionat, pas dy humbjeve radhazi. Prodani shpëton teknikun italian nga vërshimi i kritikave, duke vendosur ndeshjen me Kukësin me një dygolësh. Përfundon 2-1 në një ndeshje dramatike, që i prishi ekuilibrat vetëm në minutën e 101′. Pikët e para për formacionin kryeqytetas, mbeten me zero ai veri lindor.

Pjesa e parë nuk dhuroi thuajse asgjë nga skuadrat. Me tepër me frikën për të mos pësuar, Dinamo nuk guzoi të kalonte në aventurë. E aq më pak Kukësi në debutimin e teknikut Nica. Tjetër ritëm në pjesën e dytë, sidomos pas avantazhit të mbrojtësit Prodani. Në minutën e 52′, mbrojtja kuksiane nuk largoi dot topin e ardhur nga një krosim. Prodani e gjeti në këmbë dhe fare pranë portës bëri 1-0.

Kukësi nuk hoqi dorë nga ndeshja dhe provoi të reagonte. Salami impenjoi Rexhepin në minutën e 73’, por dy minuta më pas portieri dinamovit u dorëzua. Akoma Salami mori topin në mesfushë dhe pasi doli para Rexhepit, e mposhti me një goditje precize.

Lexo më tej: Dwamena fenomenal, tre gola në 21 minuta: Egnatia thyen 4-3 Erzenin, por rrezikon rikuperimin në fund

Nga aty nuk pati më shumë taktika, me Dinamon e Kukësi që shpenzuan mundësi të mira. E megjithatë në fund të 11 minutave shtesë, kur dukej gjithcka e ndarë në paqe, erdhi befasia. Prodani shënon dygolëshin personal, duke i dhënë fitoren e parë teknikut Di Biaggio.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *