• |
ide | kryesore

Dwamena fenomenal, tre gola në 21 minuta: Egnatia thyen 4-3 Erzenin, por rrezikon rikuperimin në fund

-Instant, F1, Sport, Video
Dwamena



Pas dështimit në debutim, në shtëpi kundër Erzenit, është kthyer Egnatia “e zakonshme”. Rrogozhinasit kanë mposhtur me poker edhe Erzenin, në javën e tretë të kampionatit, në një ndeshje argëtuese për tifozët, por jo për Tetovën (ende i skualifikuar). Raphael Dwamena konfirmohet lideri absolut dhe njeriu më i rrezikshëm i jeshilzinjve (tregolësh për të) por prapavija lë për të dëshiruar. Kundër shijakasve përfundon 4-3, me skuadrën e Deliallisit që nuk pati më kohë të kompletojë rikthimin.

SUPER DWAMENA

Egnatia duket një makineri golash: tetë në dy ndeshjet e fundit, duke ngecur në të thatë vetëm në ndeshjen e parë me korcarët. Problemet, nëse ka, janë prapa. Në tre javë rrogozhinasit kanë pësuar pesë gola: shumë për një skuadër që synon objektiva të mëdha. Në Rrogozhinë u duk një lojë fëmijësh për skuadrën e drejtuar nga asistenti Julian Brahja. Në 21 minuta Dwamena shënoi tre herë. Pasi zhbllokoi sfidën në minutën e 9, sulmuesi mposhti Hasanbelli edhe në minutën e 15. Trigolëshi i 28 vjeçarit u kompletua në minutën e 21, duke ndëshkuar portierin brenda zonës.

Lexo më tej: Disiplina lë pa trajner Egnatian: “urdhërohet” Skënderbeu e Tirana të dëshpërblehet Bregu, Daja e Hasani

RIKTHIMI I ERZENIT

Edhe goli i Maliqit në minutën e 30′ nuk është se solli shumë shpresë te Erzeni. Sepse Zejnullahi ktheu distancën e tre golave para se skuadrat të shkonin në pushim. Ajo që ndodhi pjesën e dytë pastaj, duhet të shqetësojë Tetovën në njërën anë dhe të bëjë optimist Deliallisin në tjetrën. Erzeni provoi të luante shanset e tij, ashtu si kishte bërë me rikuperimet në pjesën e dytë në dy javët e para të kampionatit. Meçja në minutën e 54’ shënoi golin e dytë dhe Kahrimanoviç me penallti bëri 4-3 në minutën e 93’. Sa keq që nuk kishte më kohë, por Erzeni i shkoi pranë barazimit të tretë radhazi. Egnatia ngjitet në 6 pikë, ndërsa shijakasit provojnë humbjen e parë, duke qëndruar në kuotën 2 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *