• |
ide | kryesore

Disiplina lë pa trajner Egnatian: “urdhërohet” Skënderbeu e Tirana të dëshpërblehet Bregu, Daja e Hasani

-Instant, Sport
Tirana



Egnatia ka dalë e dërrmuar nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit që në start të sezonit. Tekniku Edlir Tetova e drejtuesi i klubit Emiljano Bishdili janë pezulluar për dy javë, i pari për provokim të spektatorëve dhe i dyti për protestë ndaj vendimeve të arbitrit të ndeshjes. Ndërkohë klubi është paralajmëruar nga Disiplina se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF. Paralajmërime të njëjta kanë marrë edhe Vllaznia e Tirana.

Egnatia ka marrë lajmin e mirë për pranimin e kërkesës për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Albano Aleksi në bazë të nenit 75 të KDS. Nuk ka shkuar mirë për lojtarin e Tiranës Besir Iseni. Kërkesa e tij për uljen e dënimit është kosnideruar e pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Tirana e Skënderbeu, ndërkohë, janë të detyruar të dëmshpërblejnë lojtarë të së shkuarës. Komisioni ka pranuar kërkesën e Dejvi Bregut, kështu që klubit korcar, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 10.06.2022 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin. E njëjta gjë vlen edhe për bardheblutë që duhet të merren me Edon Hasanin dhe Asion Dajën e kanë gjithashtu 30 ditë kohë për ta bërë.

Lexo më tej: Egnatia kërkonte 400 mijë euro, Redi Kasa përfundon në huazim te Olimpija Ljubjana: prapaskenat e akordit

VENDIMET E DISIPLINËS

1. Zyrtari i FK Egnatia, Edlir Tetova, e pëson për provokim të spektatorëve. Në bazë të nenit 14/1/f të KDS, tekniku dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

2. Zyrtari i FK Egnatia, Emiljano Bishdili, e pëson për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/c të KDS, ai dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

3. FK Egnatia në bazë të nenit 6/1/a të KDS paralajmërohet. Në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. KF Vllaznia, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet. Në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

5. KF Tirana, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet. Në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

DËMSHPËRBLIMET

6. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Dejvi Bregu. Klubi i Futbollit Skënderbeu, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 1, datë 10.06.2022 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

7. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Edon Hasani. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 09.07.2021 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

8. Pranimin e kërkesës së kërkuesit Asion Daja. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 5, datë 02.06.2023 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, në bazë të nenit 29/1/b të KDS, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

9. Pranimin e kërkesës së KF Egnatia për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Albano Aleksi në bazë të nenit 75 të KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Gramshi, Arbër Baku, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

11. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Turbina, Andi Bibo, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana, Besir Iseni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *