• |
ide | kryesore

Mori 330 mijë Lekë ryshfet për të favorizuar një kompani, kalon për gjykim dosja ndaj ish-sekretares së përgjithshme të MSH

Lajme, Të fundit



Ka kaluar për gjykim dosja në ngarkim të ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, specialists Laura Shteto, biznesmenit Vladimir Topi, dhe inxhinierit Silvi Shehu. Gjykata u ka pranuar kerkesat per gjykim te shkurtuar te 4 te dyshuar

Joana Duro, ish-sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë akuzohet se mori 330 mijë lekë të reja për të favorizuar kompaninë “DRICONS” në një tender të hapur nga Ministria për supervizimin për rikonstruksionin e qendrave shëndetësore në Tiranë dhe Durrës.

Duro nuk e ka pranuar akuzën dhe ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *