• |
ide | kryesore

Vrasja e Kennedy/ Një ish-agjent sekret nxjerr detajin e panjohur për 6 dekada

Arkiva, Lajme, Të fundit
kennedy



Edhe pse kanë kaluar 6 dekada, vijojnë të dalin në dritë detaje të reja për një nga ngjarjet më të hetuara dhe më të përfolura të historisë amerikane: vrasjen e Presidentit John F. Kennedy. Paul Landis, një ish-agjent i Shërbimit Sekret, tashmë 88 vjeç, i cili dëshmoi në atë kohë për vdekjen e presidentit të cilën e pa nga afër thotë në libër me kujtime se ai gjeti një plumb në makinën e Kennedy të cilin e la në barelën e ish-presidentit në spital. Mund të duket si një detaj i vogël, për një rast që është diskutuar që nga vitet 1960 dhe për të cilin qeveria ka paraqitur një raport shterues.

Por për individët që kanë kaluar dekada duke parë çdo pjesë të provave, rrëfimi i Landis është një zhvillim i madh dhe i papritur. Pyetjet se sa persona të armatosur ishin të përfshirë në atentat, kush ishte në fund të fundit përgjegjës dhe sa plumba e goditën presidentin, kanë qenë të shumta në dekada. Ideja se faktet e vërteta të ngjarjes ndryshojnë nga versioni zyrtar është pretendimi kryesor i teorive të konspiracionit të Amerikës moderne. Pavarësisht se si e shikon, historia e Paul Landis nuk ndryshon asgjë ose gjithçka. Libri i tij “Dëshmitari i fundit” është e sigurt se do t’i shtojë më shumë fiksimin obsesionit të pafund për vrasjen.

“Ky është vërtetë lajmi më domethënës për atentatin që nga viti 1963” – thotë James Robenalt, një historian dhe ekspert Kennedy i cili punoi me Landis për ta përgatitur atë për daljet e tij publike.

Detaj i ri për një ngjarje të vjetër

Faktet kryesore të vrasjes së Kenedit janë të njohura dhe të vërtetuara. Më 22 nëntor 1963, një makinë kabrio që mbante Presidentin Kennedy, Zonjën e Parë Jackie Kennedy dhe Guvernatorin e Teksasit John Connally Jr. si dhe gruan e tij po lëviznin nëpër Dealey Plaza në Dallas kur u dëgjuan një seri të shtënash. Kennedy u godit në kokë dhe në qafë ndërsa Connally u godit në shpinë. Autoritetet i dërguan të dy në Spitalin Memorial Parkland aty pranë, ku Kennedy u shpall i vdekur. Guvernatori mbijetoi.

Agent Paul Landis Makes Startling Claim About JFK Assassination in New Book

Raporti i Komisionit Warren, një hetim i qeverisë për vrasjen, identifikoi Lee Harvey Osëald si të armatosurin e vetëm. Provat balistike ndihmuan në konfirmimin e këtij përfundimi. Ai u vra pak pas atentatit teksa ishte në paraburgim. Raporti gjithashtu arriti në përfundimin se një plumb i vetëm kaloi përmes Kennedy, goditi Connally dhe shkaktoi disa lëndime, gjë që ndihmon në shpjegimin se si një person i armatosur kreu sulmin. Zbulimi u bë i njohur si “teoria e një plumbi të vetëm” ose “teoria e plumbave magjikë”.

Two New Books Shed Light on the Kennedy Mystique - The New York Times

Komisioni u mbështet pjesërisht në faktin se një plumb ishte gjetur më vonë në spital pranë zotit Connally. Në atë kohë, askush nuk e dinte se nga kishte ardhur. Por komiteti përfundimisht arriti në përfundimin se plumbi ishte hequr kur mjekët vraponin për të trajtuar Connally. Disa skeptikë të raportit zyrtar janë fiksuar prej kohësh tek “plumbi i vetëm”, duke e patur të vështirë të besojnë se ai mund të ketë shkaktuar aq shumë lëndime tek dy persona të veçuar. Rrëfimi i Landis ka rënë si bombë jo vetëm sepse ofron një dëshmi të re të dorës së parë, por sepse, në disa pikëpamje, e ndërlikon teorinë e “plumbit të vetëm”.

Çfarë kujton Paul Landis

Në ditën e vrasjes, Landis, në atë kohë 28 vjeç, iu përkushtua Jackie Kennedy-t. Kur ndodhi sulmi, ai ishte vetëm disa metra larg Presidentit Kennedy dhe ishte dëshmitar i goditjes së tmerrshme në kokë. Më pas erdhi një shpërthim i fortë. Atë që Landis bëri më pas, ai nuk ia tha askujt përveç disa njerëzve të besuar për dekada.

Në një intervistë për “New York Times”, Landis thotë se pasi autokolona mbërriti në spital, ai vuri re një plumb të rënë në makinën e Kenedit, pas vendit ku presidenti ishte ulur. E mori dhe e futi në xhep. Menjëherë pas kësaj ai u gjend në ambulancë me Presidentin Kennedy, ku tha se e vendosi plumbin në barrelën e presidentit në mënyrë që provat të udhëtonin bashkë me trupin. “Nuk ishte askush atje për të siguruar skenën dhe ky ishte një shqetësim i madh për mua” – tha Landis për NYT.

“E gjitha kjo po ndodhte kaq shpejt. Dhe unë thjesht kisha frikë se ajo që ishte një pjesë e provave, shumë e rëndësishme. Dhe nuk doja që ajo të zhdukej apo të humbiste” – tha ai.

Landis, me sa duket nuk foli më kurrë për këtë provë të veçantë dhe edhe pse dorëzoi raporte dhe deklarata menjëherë pas ngjarjes, Komisioni Warren nuk e intervistoi kurrë. Ai kurrë nuk e ka përmendur atë në asnjë raport zyrtar.

“Për shkak të ngjarjes ai nuk mund të flinte më. Ishte i shkatërruar për gjetjen e një pune tjetër. Ai e harroi plumbin. Nuk i kushtoi rëndësi. Ai ishte i zhytur plotësisht në gjërat e mëdha që po ndodhnin” – thotë miku i tij. Për vite të tëra, ai shmangu leximin për atentatin ose teoritë e konspiracionit derisa vendosi se ishte gati t’i tregonte botës historinë e tij.

Plumbi mister

Ata që e kanë lexuar rrëfimin e Landis kanë nxjerrë përfundime të ndryshme prej tij. Robenalt i tha BBC-së se ai beson se kjo histori minon teorinë e “plumbit të vetëm”. Landis beson se plumbi që ai kishte gjetur në makinë ishte ai që u shfaq pranë Connally. Ai beson se plumbi ishte futur cekët në shpinën e Kenedit dhe kishte rënë në makinë. “Nëse ai ka të drejtë, Connelly dhe Kennedy mund të mos jenë goditur nga i njëjti plumb”– thotë Robenalt. Ai madje beson se kjo mund të rihapë çështjen nëse Oswald ka vepruar i vetëm.

“Nëse nuk do të kishte qenë një plumb i vetëm që shkaktoi lëndime e dy personave a mund t’i kishte qëlluar Osëald të dyja të shtënat në mënyrë kaq të shpejtë me pushkën që përdori?” – shton ai. Megjithatë, Landis ka edhe skeptikë shumë seriozë, duke përfshirë një koleg i cili ishte gjithashtu pjesëmarrës i drejtpërdrejtë atë ditë. Clint Hill, agjenti i cili u hodh në pjesën e pasme të makinës së Kenedit për të mbrojtur presidentin, nuk i beson dëshmisë së Landis.

“Nëse rendit të gjitha provat, deklaratat, gjërat që kanë ndodhur, ato nuk përputhen. Nuk ka kuptim për mua që ai po përpiqet ta vendosë atë plumb në barrelën e Presidentit” – tha Hill për NBC News. Ndërsa për Gerald Posner, një gazetar investigativ dhe autor i librit “Çështja e Mbyllur: Lee Harvey Oswald dhe vrasja e JFK”, historia e Landis në fakt mbështet teorinë e “plumbit të vetëm”. Posner thotë se “rrëfimi i tij duhet të merret seriozisht”, por gjithashtu ka dyshime për sigurinë e kujtimeve të Landis pasi kanë kaluar gati 6 dekada.

Posner përmend intervistat e njerëzve brenda dhomës së urgjencës së Kennedy në spitalin Parkland. Askush nuk e përmend praninë e Landis atje, thotë ai. Dhe fakti që Landis nuk doli kurrë ngre pikëpyetje në lidhje me sjelljen e tij atë ditë, shotn Posner.
“Deklarata se “pashë një plumb, e kapa, e futa në xhep dhe e lashë në spital para se të largohesha”. Kjo nuk e dimë është e vërtetë ose jo”, – tha Posner. Vrasja e Kenedit do të vazhdojë për vite të shkaktojë debate edhe pse mbetet një prej traumave më të mëdha kombëtare të Amerikës. “Është një çështje që nuk do të mbyllet kurrë” – thotë Posner. ©BBC, LAPSI.al



2 Comments

  1. Po i dole kundra Deep state e FBI, dihet se ca te pret….. Po e shohim dhe me Trumpin se si i jane leshuar si qente gjithe shteti ne dukje dhe ai “nentoksor” sepse e dine se ai nuk eshte dudum ta kapin prej hunde e ta drejtojne.

  2. Demokratet e Amerikes jane boshti i se keqes, per veten e tyre dhe gjithe globin.

    Uroj t’ja thyejn hunden ketije sektit Satanik e ti dalin sheshit skandalet qindravjecare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *