• |
ide | kryesore

Del në ankand fotoja e Marilyn Monroe dhe John F. Kennedy

-Instant, Paparazzi, Slider



Artikujt e ish-Presidentit John F. Kennedy dhe Marilyn Monroe do të dalin në ankand më 13 tetor. Ato janë nga festa e ditëlindjes së 45-të Kennedy në Madison Square Garden më 19 maj 1962.

Fotoja e vetme e njohur e JFK dhe Marilyn së bashku atë natë, e realizuar nga fotografi i Shtëpisë së Bardhë, Cecil Stoughton, është ndër 18 origjinalet e tjera të realizuara në këtë ngjarje. Fotografia ishte “shumë e kërkuar në atë kohë”, për shkak të thashethemeve që të dy kishin një lidhje, tha Peter Costanzo, nënkryetar i lartë i Doyle, shtëpia e ankandeve Upper East Side që shet arkivin.

Relike të tjera përfshijnë librin e të ftuarve  me nënshkrime nga Monroe dhe Kennedy, si dhe nga Robert F. Kennedy, Lyndon B. Johnson, regjisori Mike Nichols, Eunice Shriver, Harry Belafonte, Maria Callas dhe Henry Fonda. Gjithashtu ekziston një kasetë e performancës ikonike të Marilyn-it, një nga të fundit para vdekjes së saj në moshën 36-vjeçare. Ato priten të shiten nga 40,000 deri në 60,000 dollarë.

“Ne presim një konkurrencë të ashpër midis koleksionistëve të materialit Kennedy dhe materialit Monroe,” tha Costanzo. “John Kennedy është një nga presidentët më të kërkuar, pas Uashingtonit dhe Linkolnit. Dhe Marilyn Monroe, do të thosha, është aktorja më e njohur e brezit të saj, pa dyshim.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *