• |
ide | kryesore

Kush e vrau J.F.Kennedy/ Dalin detaje të reja në 60-vjetorin e atentatit

Arkiva, Dossier, Lajme, Të fundit
Kennedy



Të mërkurën e 22 nëntorit mbushen 60 vjet që kur presidenti amerikan John F. Kennedy u qëllua teksa autokolona e tij po kalonte nëpër Dallas të Teksasit. Edhe pas 6 dekadash vrasja e tij mbetet e zhytur në mister dhe intriga. Që nga momenti kur ngjarja e tmerrshme u fiksua në kamerat e kohës, teoritë e konspiracionit kanë qenë të përhapura duke përfshirë që nga komplotet e CIA-s deri madje edhe tek alienët.

Por mbi të gjitha ka mbetur një pyetje: A veproi i vetëm vrasësi Lee Harvey Oswald? Ekspertët pretendojnë se një dëshmi e zbuluar rishtazi më në fund mund të japë përgjigjen.

With the 60th anniversary of JFK's death just around the corner, we look at emerging evidence and the most believed theories

Një sondazh i Gallup këtë javë tregoi se 65% e amerikanëve besojnë se Oswald ishte i përfshirë në një komplot me persona të tjerë për të vrarë Presidentin Kennedy. Në këtë përvjetor, The Sun ka hedhur një vështrim mbi provat dhe teoritë më të besueshme rreth vdekjes së JFK.

Regjistrimet e klasifikuara

Firma e Presidentit Joe Biden vitin e kaluar për hapjen edhe të 13 mijë regjistrimeve të lidhura me rastin Kennedy do të thotë se 70 mijë faqe tani mund të shikohen nga publiku. Por 3684 dokumente janë ende pjesërisht ose plotësisht të redaktuara, duke nxitur më tej spekulimet se agjencitë e qeverisë amerikane janë të përfshira sërish në fshehjen e çështjes. Zyrtarët thonë se dokumentet po mbahen të fshehura sepse përmbajnë detaje të njerëzve që janë ende gjallë ose kanë informacione dhe vendndodhje të zyrave të inteligjencës, por shumë njerëz pretendojnë se ata persona kanë “çelësin e fakteve reale”.

Mjekët

Mjekët në Spitalin Memorial Parkland që u përpoqën t’i shpëtonin jetën e Kennedy thanë se besonin se të përfshirë kanë qenë më shumë se një qitës. Prodhuesi i një dokumentari, Jacque Lueth i intervistoi ata në vitin 2013, por pamjet e shfaqura në Channel 5 të dielën ishin mbajtur të fshehta deri më tani.

Hetimi zyrtar i Komisionit Warren për vdekjen e JFK arriti në përfundimin se ai u qëllua nga Oswald nga pas, teksa makina e tij po kalonte pranë magazinës së librave në Dealey Plaza, por mjekët pretendojnë se lëndimet e tij ishin shkaktuar nga një plumb që dukej se kishte hyrë në pjesën e përparme të kokës së tij.

“Me të gjitha gjasat ka pasur një komplot. Kishte më shumë se një gjuajtës” – thotë Dr. Robert McClelland. “Nëse Oswald ishte në magazinën e katit të gjashtë, si mund të ishte qëlluar Kennedy nga përpara atëherë? Pra, a kishte më shumë se një sulmues?” – shton Dr. Ronald Jones.

Ndërsa Dr. Joe Goldstrich, një student i vitit të katërt të mjekësisë në atë kohë, pyet se si një plagë me armë zjarri nga pjesa e pasme arriti të hiqte skalpin e kokës nga përpara – mbrapa. Disa nga mjekët thanë se kishin parë atë që mendonin, se ishte një vrimë plumbi në pjesën e përparme të qafës së Kenedit.

Ata gjithashtu ata ekzaminuan fotot nga autopsia, për të cilat ata thanë se dukeshin ndryshe nga ajo që kishin parë në dhomën e spitalit në Parkland, duke sugjeruar se trupi mund të ishte ndërruar.

“Plumbi magjik”

Oswald besohet të ketë qëlluar 3 plumba. I pari humbi ndërsa i treti i dha goditjen fatale në kokë presidentit Kennedy. Plumbi i dytë ka qenë gjithnjë në qendër të teorive për një gjuajtës tjetër, ndoshta të fshehur në barin ku kaloi autokolona. Dëshmitarët pohuan gjithashtu se kishin dëgjuar të shtëna nga ai drejtim.

There are theories that a second shooter may have been hiding on the grassy knoll that the motorcade passed

Komisioni Warren arriti në përfundimin se plumbi i dytë goditi Kenedin në pjesën e pasme të qafës, kaloi nëpër fytin e tij dhe vazhdoi duke goditur guvernatorin e Teksasit, John Connally, i cili ishte ulur në pjesën e përparme të makinës. Më pas plumbi kaloi nëpër gjoksin e Connally dhe në fund goditi kyçin dhe kofshën e tij.

Por skeptikët refuzojnë të besojnë se një “plumb magjik” mund të bëjë kaq shumë dëme. Një nga truprojat e Kennedy, Paul Landis, duket se ka mbështetur teorinë e “qitësit të dytë”. Ai thotë se gjeti një plumb plotësisht të paprekur “në parvazin e pasmë” të limuzinës presidenciale dhe e vendosi pranë Kenedit në barelën e tij.

The world has long been interested in the shock killing of the US President

Ai mendon se plumbi kishte mbetur në shpinën e Kenedit pasi trupi i tij u mor nga makina. Kjo do të thotë se plumbi nuk mund të kishte vazhduar të godiste Connally duke ngritur pyetje se kush e qëlloi atë.

Filmimi i zhdukur

Pamjet e famshme të filmuara nga rrobaqepësi Abraham Zapruder tregojnë momentin e goditjes përpara se gruaja e tij, Jackie të përkulet mbi makinë për të marrë një pjesë të kafkës së burrit të saj. Por një xhirim i dytë, i filmuar nga punëtori i mirëmbajtjes Orville Nix, u morr nga qeveria si pjesë e hetimeve të saj.

While there is famous footage of the JFK shooting, a second home movie was subpoenaed by the US Government

Mbesa e tij, Gail ka ngritur tani një padi për të marrë origjinalin. Ekspertët besojnë se teknologjia moderne dixhitale mund ta pastrojë filmin origjinal për të parë nëse zbulohet ndonjë gjë e re. Ai shihet si i rëndësishëm sepse përmban edhe pamjet e barit nga ku janë dëgjuar të shtëna.

Lidhja ruse

Regjistrimet e publikuara dy vjet më parë zbuluan se autori i vetëquajtur marksist, Oswald shkoi në Meksikë 2 muaj para vrasjes dhe takoi konsullin Valery Kostikov, i identifikuar nga CIA si një agjent i KGB-së në një degë përgjegjëse për “sabotazhet dhe atentatet”. Inteligjenca amerikane regjistroi gjithashtu një telefonatë të çuditshme pasuese mes tyre, në të cilën Oswald thotë se ambasada i premtoi të dërgonte një telegram në Uashington.

Killer Lee Harvey Oswald left America aged 20 to live in the Soviet Union

Mendohet se ai po përpiqej të merrte një vizë për të kaluar në Kubë përmes ambasadës ruse. Janë bërë gjithashtu pyetje se si Oswald ishte në gjendje të largohej nga Amerika në moshën 20-vjeçare për të jetuar në Bashkimin Sovjetik për 4 vjet, gjatë epokës së Luftës së Ftohtë, pa u arrestuar ose në dukje pa u pyetur pas kthimit të tij me një grua dhe foshnjë ruse. Shumë teoricienë të konspiracionit besojnë se ai po spiunonte për CIA-n.

Misteri i pilotes femër

Autorja dhe krijuesja e dokumentarëve, Mary Haverstick ka hetuar një pilote të quajtur Jerrie Cobb, e cila kishte kaluar testet mjekësore për misionet hapësinore Mercury të viteve 1960, por u përjashtua vetëm sepse ishte grua. Ajo zbuloi se Cobb fluturoi me një avion të lehtë brenda dhe jashtë një aeroporti privat në Dallas në ditën kur u vra JFK dhe dyshon se ajo luajti një rol në vrasje, ndoshta si një pilote e mundshme për të larguar Oswald.

A woman named either Jerrie or June Cobb is speculated to have been a potential getaway pilot for Oswald

Hulumtimi i saj e çoi gjithashtu tek një grua e quajtur June Cobb, e cila shfaqet në dosjet e deklasifikuara të CIA-s si një agjente e SHBA-së, e cila punonte si sekretare e diktatorit kuban Fidel Castro dhe që paralajmëroi CIA-n për sjelljen e dyshimtë të Oswald në Meksikë.

Mary është e bindur që Jerrie dhe June janë i njëjti person dhe beson se ajo është gjithashtu “Zonja Babushka” misterioze, një grua me shall, e cila ishte personi më i afërt që filmonte Kenedin. Kjo grua nuk është gjetur kurrë. Është interesante se June Cobb përmendet në një dosje prej 20 faqesh në dokumentet që Presidenti Biden refuzon t’i publikojë plotësisht.

Teoria e spiunit

Inteligjenca amerikane pranon tani se po mbikëqyrte Oswald përpara se të vritej JFK, por u deshën vite për ta sqaruar. Dokumentet e publikuara në vitin 2017 zbuluan se mbikëqyrësi i CIA-s për Oswald ishte Reuben Efron, një nënkolonel i ushtrisë amerikane dhe një emigrant hebreo-lituanez. Ai madje përgjonte letrat e dërguara nga Oswald për nënën e tij.

Çuditërisht, Efron u përfshi në një hetim për UFO-t në vitin 1955, kur po udhëtonte me tren në Bashkimin Sovjetik me senatorin amerikan Richard Russell dhe një oficer të lartë të ushtrisë. Të 3 raportuan se kishin parë dy “avionë rrethorë dhe jokonvencionalë që ngjasojnë me disqe fluturues” duke u ngritur pothuajse vertikalisht, një minutë larg njëri-tjetrit. Ata thanë se stafi i hekurudhës sovjetike uli blindat e trenit dhe refuzoi lejen për të parë nga dritaret, sipas një raporti që u deklasifikua në 2004. ©The Sun, Lapsi.al
What we know - and don't - about events on 22 November 1963



4 Comments

  1. Kenedy refuzoi te behej vegel e deep state dhe e hoqen qafe. 60 vjet dhe akoma fshehin dokumenta ose i redaktojne ato qe leshojn ne menyre drastike te palexueshme.
    Sa me shume trazohet historia e simbolit te lirise usa aq me shume vjen ere gjelle qensh.

  2. Gilormo Giangana bosi i MAFIA-s i Cikagos, thuhet qe ka ndikuar per zgjedhjen e JFK si president. Pazare te prishura gjate rruges.

    Kush e merr vesh! U.S duket si vend demokratik, ndrit nga pastertia, por paraja zjen!

    Nuk e besoj se ka qene dora e ruseve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *