• |
ide | kryesore

Shiten 88 mijë USD në ankand letrat e presidentit Kenedy për të dashurën sekrete

-Instant, Kryesore



Tri letra të shkruara me dorë nga John F. Kennedy për Gunilla von Post, të dashurën e tij suedeze, u shitën me ankand nga RR Ankandi në Boston. Me çmimin 88,000 dollarë ato u blenë një koleksionist prej arkivës personale të Gunilla von Post. Aristokratja suedeze e takoi presidentin e ardhshëm të SHBA në Gusht 1953, një muaj para martesës së tij me atë që do të bëhej Jackie Kennedy, shkruan revista franceze Paris Match e lexuar nga Lapsi.al.

Por vetëm në 1955 të dy të dashuruarit do të fillonin lidhjen e tyre. Larg nga të qenit një romancë e thjeshtë verore, historia e tyre do të zgjaste një vit dhe do të përfundonte me hidhërim të vërtetë.

Lexo me tej:

Zbulohen fjalët e fundit që John F. Kennedy tha 1 sekondë para së të vritej

Kështu, përmes korrespondencës, mësojmë se JFK do ishte i aftë për të bërë gjithçka qoftë edhe duke i dhënë fund martesës së tij për të sjellë Gunillën në Amerikë …

John F. Kennedy's love letters to Swedish mistress written after marriage  to Jackie up for auction - ABC7 New York

Por nuk qe e thënë. Ambiciet e tij politike dhe aborti traumatik i Jackie do të bëheshin për shkak për fundin e romancës së tyre.

Mikesha e Jacqueline Kennedy tregon për tradhëtitë e presidentit

I trishtuar, Kenedi, ky Don Juan i përjetshëm do të mësonte se gruaja e ëndërrave të tij do të martohej me një pronar të madh tokash. “Ju jeni e mrekullueshme dhe ju më mungoni shumë” ishin fjalët e fundit të tij që gjenden në një prej letrave që u shit së fundi në ankandin e Bostonit.

©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. Fatbardh Kadilli e përsërit gati çdo ditë ftesën, por Lulzim Basha hesht. Edith Harxhi po ashtu, por Lulzim Basha hesht. Edhe të gjithë kundërshtarët e tij të tjerë të lëvizjes “Për PD” e kërkojnë sistematikisht, por Lulzim Basha i shmanget “si djalli temjanit”, ballafaqimit publik me ta.

    Kjo është një histori që përsëritet në formë komike tashmë, pasi versionin tjetër të kësaj shfaqje e kemi parë përpara 25 prillit. E mbani mend besoj, kur Lulzim Basha i kërkonte Edi Ramës pas çdo fjalimi e pas çdo dalje televizive, vetëm një gjë: Dua debat publik. E dua tani. Të pres deri të dielën e votimit. Këtu me ke. Pse nuk del? Kur do e bëjmë debatin publik? Pse ke frikë?

  2. I paska patur fiksim bjondet me sy te kalter….
    Po c’deshi qe u martua me brune syzeske.!!!
    Apo i donte te gjitha?…njelloj si une…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *