• |
ide | kryesore

Mikesha e Jacqueline Kennedy tregon për tradhëtitë e presidentit

Paparazzi, Slider



E ndjera Jacqueline Kennedy Onassis i tregoi mikeshës së saj të ngushtë, Carly Simon, se jo vetëm ishte në dijeni të tradhtive të John F. Kennedy, por nuk shqetësohej fare. Kështu shkruan Simon në librin e saj të ri me kujtime, “Touched by the Sun: My  Friendship with Jackie.”

Në një intervistë për NBC News, këngëtarja tha se Jackie i tregonte gjëra personale për të dy bashkëshortët e saj të ndjerë, Presidentin Kennedy dhe manjatin e transportit të mallrave, Aristotle Onassis, të cilët e tradhtuan ish zonjën e pare.

“Mësoi se s’kishte ndonjë domethënie të thellë,” tha Simon për NBC News, duke iu referuar tradhtisë së Aristotle me sopranon Maria Cllas.

Në libër, Simon shpjegon si i përballoi Jackie sytë shëtitës të Presidentit Kennedy.

“Po ashtu nuk i bënin përshtypjet lidhjet jashtëmartesore të Jack,” shkruhet në libër. “Me hijeshi dhe e dorëzuar, ajo më tha se ishte në dijeni. Thjesht s’e bezdisnin aq shumë tradhtitë e tij sepse e dinte që Kennedy e donte shumë. Shumë herë më shumë nga ç’donte flirtet e momentit.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *