• |
ide | kryesore

Kurti: S’ka pasur asnjë propozim në tryezën e Brukselit, përveç se asaj që kam sjell unë si kryeministër

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Albin Kurti ka folur pas takimit të nivelit të lartë në Bruksel për dialogun Kosovë-Serbi, ku u takua edhe me Aleksandër Vuçiç.

Kurti ka deklaruar se nuk ka pranuar propozimet, të cilat sipas tij, kushtëzojnë zbatimin e marrëveshjes së Ohrit me Asociasionin.

“Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë.

Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasë një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit.

Dokumenti nuk ka datë, po rrjedha është e qartë që ky dokument është shkruar marrëveshja. Nuk ka pasur asnjë propozim në tryezën e Brukselit, përveç se asaj që kam sjell unë si kryeministër”, tha Kurti.



2 Comments

  1. O Sali o hero Gazment Bardhi shumë të do. Lulit, lotët çurg.pd vendos cilin do kryetar grupi,nuk eshte ps ajo qe e vendos.kuvendi njeh pd e rregjistruar dhe jo foltoren e salihut e gazit gei qe thone jemi ne pd por qe ligji nuk i njeh,dyshja simpatike malok+ gei te krijoje parti te re.

  2. Njeh PD e vulës me 7 vulëhumbur.Ata që janë shërbëtorë të Ramës dhe që i mban me vendime antidemokratike të gjykatës që urdhërohen nga diktatori.Diktatura brinj nuk ka. Të eleminon siç bëri Enveri në 46 në sy të Angloamerikanevë.Dhe për ironi të fatit dhe Rama në sy të tyre po e bën!!! Apo jo o i pa emër patronazhist i 18:12.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *